Topalli: Do liberalizohen vizat mes Shqipërisë- B.Hercegovinës

Topalli ka pritur homologun e saj nga Lozançiç , ku kanë diskutuar për liberalizimin e vizave mes dy vendëve , si edhe për projekte të tjera të përbashkëta.Së shpejti do bëhet liberalizimi i vizave mes Shqipërisë dhe Bosnje- Hercegovinës, por po punohet që në të ardhmen vizat të hiqen fare. Kjo ishte deklarata e ryeparlamentarit të Bosnjës dhe Hercegovinës , Nikollo Lozançiç, në Tiranë. Në këtë takim u diskutua për shkëmbimet ekonomike tregtare mes dy vendeve , bashkëpunimi për të arritur objektivat e përbashkëta siç është integrimi në Nato dhe BE , si dhe nevoja për fonde nga BE për infrastrukturën e Ballkanit .Kryeparlamentari i Bosnjes dhe Hercegovinës , do të qëndrojë ne Shqipëri për tre ditë dhe gjatë këtyre ditëve do të takohet me krerët më të lartë të shtetit Shqiptar .