Kule: Buxheti i orjentuar në vijë të drejtë

Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule i ftuar në Ora - News foli rreth buxhetit të qeverisë për vitin e ardhshëm, si edhe për sistemin universitar dhe për zgjidhjet që mund ti jepen disa prej problemeve të dala së fundmi. Duke iu referuar buxhetit 2009 Kule u shpreh se nga buxheti po kërkohet të zgjidhen probleme te cilat realisht nuk i takojnë atij, si për shembull pagat. Sipas Kules pjesa më dinamike e këtij fondi është se kapitalet janë të orinentuara mirë , pra dihet se ku janë të orinetuara invesitmet si në infrastrukturën rrugore. Fakti që së fundi po kërkohet një paketë antikirizë, theksoi Kule, nuk është i pranueshëm, pasi në Shqipëri ende nuk ka ardhur kriza, kështu që nuk mund të flitet për masat që duhet të merren për ta kaluar atë. Sa i përket çështjes së universiteteve Kule nënvizoi se univerisitetet funksionojnë në bazë të vetëfinancimit, dhe se përdorimi i buxheteve në centralizuar në vetvete përmban korrupsion, andaj duhet të ketë më shumë kontroll, është e nevoshjshme gjithashtu që në UT të fillojnë proceduat për investime. Lidhur me çështjen aq të përfolur të godinës së Fakultetiit Juridik rektori Kule e parashtroi atë si një problem që është për të ardhur keq sepse ka më tepër se dy vjet që kërkon të marrë zgjidhje. Sipas Dhori Kule-s së shpejti për këtë çështje do të dalë një urdhër që të mos përdoren më sallat aktuale të Fakultetit të Drejtësisë sepse është bërë një kallëzim penal për firmën e ndërtimit që ka rikonstruktuar këtë ndërtesë. Grupi i ekpertëve do të japë vendimin përfundimtar, pasi të ketë bërë të gjitha verifikimet, dhe vetëm atëherë në do të reagojmë duke vendosur nëse do të bëhet më mësim atje apo jo,", vazhdoi Kule. Duke qenë se ky problem ende nuk ka marrë zgjidhje rektori sugjeron që të kërkohen ambjente të tjera në Tiranë, përveç shkollës Migjeni, që të mund të merren mësime nga studentët e drejtësisë. Cvështja e fundit që diskutoi i ftuari i Ora-Neës ishte rreth akreditimit të universiteteve. "Akreditimi është një vlerësim dhe licensim të diplomës. Të thuash se universitetet shtetërore nuk njihen do të thotë të kesh pothuajse të gjithë shqipatërët të padiplomuar. Gjithsesi edhe ne si universitete publik shpresojme që procesi i akreditimit të përfundojë sa më shpejt", përfundoi Dhori Kule.