E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu: Pse po vleresohet Shqiperia

Nje nga organet me prestigjioze te shtypit boteror, "Newsweek", ne nje studim te bere mbi shendetin, arsimin, ekonomine dhe politiken ne gjithe vendet e botes, e rendit Shqiperine te 57-en, nder 100 vendet e perzgjedhura, si me te mirat per te jetuar. "Newsweek" e cileson Shqiperine si nje nder kampionet e botes, per cilesine e te jetuarit, duke e vendosur ate krahas vendeve te zhvilluara. Ne komentet mbi kete studim theksohet se demokracia e re ne Shqiperi aktualisht tejkalon te gjitha vendet e tjera qe jane ne te njejtin nivel te ardhurash. Midis nje liste te gjate vendesh, Shqiperia vazhdimisht renditet me larte per sa i perket arsimit, shendetit dhe cilesise se jetes.
Zedhenesja e Qeverise, zonja Majlinda Bregu doli dje para mediave dhe pershendeti studimin e bere nga Newsweek, ne te cilin Shqiperia renditet si vendi i 57-te, nder 100 vendet e perzgjedhura si me te mirat per te jetuar.
Bregu e vleresoi kete renditje, si "nje tjeter vleresim vjen nga nderkombetaret per Shqiperine". Ajo konstatoi se nje vleresim i madh, me 81.2 pike, i jepet arsimimit ne Shqiperi, pra rreth 99 per qind e shqiptareve jane te shkolluar. Ndersa shendeti, citoi Bregu, vleresohet me 71.2 pike, cilesia e te jetuarit me 67.92, dinamizmi i ekonomise me 34.9 dhe situata politike me 38.6 pike.
Studimi vlereson gjithashtu se pavaresisht faktit qe kane qene qytetare, te nje prej vendeve me te varfra te Evropes, mosha mesatare e jetes se shqiptareve shkon deri ne 78 vjec, cka eshte vleresuar si nje statistike mjaft e mire. Per zonjen Bregu, treguesit jane te qarte. "Newsweek e cileson Shqiperine si nje nder kampionet e botes, per cilesine e te jetuarit, duke e vendosur ate krahas vendeve te tjera te zhvilluara, e duke lene pas vende te medha si Kina apo Arabia Saudite".
Bregu vleresoi se treguesit jane te qarte: reformat e ndermarra nga qeveria shqiptare kane permiresuar ndjeshem cilesine e te jetuarit ne Shqiperi.
Me tej, ajo permendi se ne raportin e Bankes Boterore, Korporates Financiare Nderkombetare, e cila merr per shqyrtim kater indikatore baze per lehtesite e investimeve te huaja ne 87 vende te botes, Shqiperia rezultoi para pak kohesh me 95 per qind per investimet ne mbare sektoret, duke tejkaluar me 5 per qind vendet e OECD-se, vendet e zhvilluara, dhe me 2 per qind vendet e rajonit. Ndersa per te filluar nje biznes, ne Shqiperi mundesite shkojne ne 98 per qind, kundrejt 71 per qind qe eshte mesatarja e vendeve te OECD-se dhe te rajonit.
Po ashtu Bregu permendi dhe se vetem pak dite me pare USAID ne raportin e tij mbi performancen e Qendres Kombetare te Regjistrimit te Biznesit ne Shqiperi konfirmoi edhe njehere suksesin e reformave te ndermarra nga Qeveria shqiptare per permiresimin e klimes se biznesit ne vend duke lehtesuar punen dhe ritmin e perditshem te bizneseve shqiptare, duke ulur tarifen ne ngarkim te aplikanteve vetem ne 100 leke, duke reduktuar kohen e nevojshme per te regjistruar nje biznes te ri, vetem ne 24 ore.
Nderkohe Bregu nuk harroi te kujtoje dhe faktin se Shqiperia u vleresua edhe nga OKB me cmimin e ekselences per prokurimet elektronike. "Ne vleresimin e Kombeve te Bashkuara Shqiperia rezultoi vendi i pare ne bote qe aplikon nje sistem prokurimi 100 per qind elektronik detyrues, duke bere te mundur kalimin nga 70 per qind te prokurimeve publike -te hapura, para 5 vitesh, ne 100 per qind procedura elektronike prokurimi, sot ne mandatin e dyte te Qeverise Berisha", - evidentoi zonja Bregu.
Per ministren e Integrimit, "treguesit jane te qarte: kjo eshte Shqiperia e vertete, vendi i 57-te ne bote ku mund te jetohet mire sepse ka rritje ekonomike, ka zhvillim te infrastruktures e lehtesira per biznesin vendas e te huaj, ka siguri, mireqenie dhe edukim te mire per femijet".
Ne kete pike, zedhenesja e Qeverise konsideroi se "kjo eshte Shqiperia qe arrijne te vezhgojne e perceptojne me gjykim te ftohte e sy te mprehte nderkombetaret" dhe perforcoi: "Kjo eshte Shqiperia qe edhe me te mire duan te kene te gjithe shqiptaret, e sa per ata qe nuk rreshtin se hartuari me qindra makinacione e genjeshtra, per t'i mbushur mendjen edhe botes se Shqiperia nuk eshte ashtu si duket, shpresojme qe ne keto dite te nxehta te kene pasur kohe per te lexuar "ftohte" revisten prestigjoze Newsweek".

Vendi i 57-te
Nje nga organet me prestigjioze te shtypit boteror, Newsweek, ne nje studim qe ka bere mbi shendetin, arsimin, ekonomine dhe politiken ne gjithe vendet e botes, e ka renditur Shqiperine te 57-en, nder 100 vendet e perzgjedhura, si me te mirat per te jetuar. Ndersa ne studim ishin perfshire plot 200 vende.

Tre pikat e forta

- Dyfishimi i pensioneve te uleta, dyfishimi i pagave te punonjesve te arsimit, shendetesise dhe rritja e rrogave te tjera, dyfishimi i ndihmes ekonomike per personat ne nevoje dhe shperndarja e barabarte e te ardhurave kane ulur varferine ne vend.

- Investimet e medha ne infrastrukture kane nxitur zhvillimin e shpejte dhe te vrullshem te turizmit ne vend. Kete vit, krahasuar me 2004-en numri i turisteve te ardhur ne Shqiperi eshte rritur 12 here.

- Permiresimi i klimes se biznesit, ne baze te reformave te medha qe jane ndermarre ne keto vite ka bere qe Shqiperia te konsiderohet si nje vend i hapur ndaj investimeve te huaja. Lehtesirat e medha per te bere biznes ne Shqiperia vleresohen si nje plus i madh ne lidhje me investitoret dhe sigurine e bizneseve te tyre ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›