ERT, dritarja nga ku Greqia shihet dhe sheh botën
ERT është rrjeti i televizioneve dhe radiove publike, që transmetojnë në Greqi.
TV publik grek transmetoi për herë të parë zyrtarisht më 23 shkurt 1966 me një personel modest dhe në atë kohë quhej NEI. Që nga ky vit e deri më sot, kanalet e tij dhe emisionet janë shtuar, së bashku me stafin punonjës.
ERT ka sot 5 kanale televizive që transmetojnë cdo ditë, ET1, NET, ET3, ERT World-satelitor, ERT High Definition, 3 radio në Selanik, 19 radio rajonale anembanë Greqisë, dy Ansamble Kombëtare, Orkestrën Simfonike, Orkestrën e Muzikës Bashkëkohore, korin, një version të shtypur, një website dhe arkivën dixhitale.
Janë saktësisht 2 907 vetë që punojnë në televizionin publik dhe kostoja e pagave të tyre këtë vit shkon në 92 milion euro, ndërsa buxheti i përgjithshëm deri në 205 mln euro.
Taksa që qytetarët i paguajnë shtetit për televizionin publik është gati 300 mln euro në vit, dmth rreth 50 euro nga çdo familje, taksë që përfshihet në faturën e energjisë elektrike. Mjaft grekë kanë protestuar kundër kësaj metode të financimit, sepse, ose nuk iu pëlqen, ose nuk janë në gjendje të ndjekin programet e ERT.
Si një institucion publik, ERT ka detyrimin për të transmetuar në mbarë vendin, ka programe satelitore në kontinente të tjera me qëllim informimin për emigrantët, transmeton zhvillimet në Parlamentin grek dhe në Parlamentin Evropian, bën prezantim të paanshëm të qëndrimeve të të gjitha partive politike dhe trajton cështje që lidhen me pushtetin lokal, me komunitetin, emigrantët, organizata të ndryshme shoqërore, etj. Ndërsa 10 vitet e fundit transmetonte edhe ndeshjet e futbollit të Champions Ligue.
Natyrisht ERT nuk ka shpëtuar nga ndërhyrjet qeveritare, por nga pikëmpamja e cilësisë ishte një televizion më lart se gjithë kanalet private, me profesionalizëm dhe besueshmëri më të madhe, pa harruar arkivën afro 50 vjecare të saj, që nuk e disponon asnjë media tjetër. Teksa shumë njerëz thonë se aty bëhej punë cilësore dhe e paanshme, pak të tjerë e kanë përshkruar si “të varfër dhe jo tërheqës dhe makinë propagandistike të qeverisë”.
Sa i perket rentabilitetit, dy vitet e fundit televizioni publik pati paraqitje pozitive. Në vitin 2011 arriti fitim para tatimit, 56.9 milion euro. Në vitin 2011, ERT i dha 83 mln euro qeverisë greke në formen e tarifave dhe taksave, ndërsa për vitin 2012, vlerësohej se do paguante 84 mln euro. Kjo rritje në suficit primar, rezultoi nga ulja e shpenzimeve të pagave, nga qarkullimi i stafit dhe nga reduktimi i shpenzimeve operative, pavarësisht se të ardhurat ranë në më pak se 64 mln euro.
Në të kaluarën ERT ka rezultuar në humbje, pasi transmetimet e saj kanë kosto të madhe, krahasuar me audiencën. Ka patur ndjekje penale kundër kompanive të matjes së audiencës, që akuzoheshin për shifra të rreme në dëm të ERT.
Shpesh është akuzuar për shpërdorim fondesh e korrupsion dhe për këto akuza, gjykatat administrative kanë dhënë vendimet e tyre. Megjithatë vjedhjet dhe futja e milionave në xhepa, nuk janë vepër e punonjësve të ERT, por e krerëve të administratës dhe atyre politikë.
Sipas një analisti të njohur grek, “vërtet ERT nuk është sic do ta donin grekët, por është e vetmja mundësi ku mund të shohësh “një Greqi tjetër”. Vetëm në ERT mund të shohësh gjithë Greqinë, fshatrat, qytetet greke dhe botën, gjë që nuk e tregojnë televizionet private. Vetëm në ERT mund të mësosh se çfarë po ndodh në këtë planet. Përndryshe, pa të, gjithëkush mund të besojë se Greqia është "bionde budallaqe", që quhet thjesht Bambola”.
Duket se me gjithë të metat, një masë e madhe e qytetarëve grekë e duan Radio-Televizionin publik ERT. E duan ndoshta më të mirë, më cilësor e të ristrukturuar, por kurrësesi jo të mbyllur. Këtë e tregon qartë solidariteti me punonjësit e saj, nëpërmjet grevave, protestave dhe reagimi në rrjetet sociale, ku akuzohet kryeministri Antonis Samaras se me mbylljen e këtij institucioni, po iu sjell në kujtesë atyre Juntën Ushtarake të vitit 1974.
Ose në rastin tjetër, mbyllja e ERT po shërben si shtysë për një revoltë të madhe në Greqi, të tipit “Taksim”, ku grekët do kundërshtojnë më fort se kurrë, masat e ashpra të kursimit që po rëndojnë mbi supet e tyre, edhe pse të mëdhenjtë e Trojkës pranojnë se me këtë vend kanë bërë gabime serioze.