E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu Rama te behet pjese e reformave

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i beri dje thirrje dje opozites qe te behet pjese e reformave ndersa akuzoi dje kreun e PS-se Edi Rama se po deformon debatin politik ne vend. Kete deklarate ministrja Bregu e beri ne konferencen me titull Kuadri i koherences strategjike - Konsultim publik per IPA. Duke iu pergjigjur gazetareve ne lidhje me akuzat e Partise Socialiste per koncesionet ministrja Bregu theksoi gjithashtu se eshte duke perbuzur dhe shperfillur shantazhet dhe ultimatumet politike te kreut te PS-se Edi Rama. Nderkohe duke iu referuar procesit te liberalizimit te vizave ministrja Bregu theksoi se ky proces dhe opinioni i Komisionit Evropian jane dy momentet e medha te shqiptareve. Ajo gjithashtu i beri thirrje opozites qe te behet pjese e reformave. Mazhoranca nuk do te lodhet se ftuari opoziten te behet pjese e reformave ne vend - u shpreh Bregu.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›