E Shtunë, 31 Tetor 2026

Integrimi Topalli Gjermania aleate e Shqiperise

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli zhvilloi dje nje takim me ambasadoren e Gjermanise ne vendin tone Carola Muumlller-Holtkemper. Shqiperia e konsideron Gjermanine nje aleate te pazevendesueshme ne rrugetimin e saj per anetaresimin ne BE. Roli i Gjermanise ka qene thelbesor edhe ne krijimin e shtetit te Kosoves edhe ne njohjen nderkombetare te pavaresise se saj - u shpreh Kryetarja e Kuvendit. Topalli theksoi se Parlamenti gjate ketij viti ka punuar me ritme te jashtezakonshme ne hartimin dhe miratimin e paketave te rendesishme ligjore per forcimin e demokracise dhe institucioneve te se drejtes ne vend e vecanerisht ne plotesimin e kushteve per regjimin e lire te vizave. Ambasadorja gjermane Carola Muumlller-Holtkemper theksoi se marredheniet mes dy vendeve jane vertet shume te mira duke vleresuar progresin dhe arritjet e medha qe Shqiperia ka bere vitet e fundit. Po dje Kryeparlamentarja zhvilloi nje takim dhe me guvernatorin e Rotary Nderkombetar z. Mario Struzzi. Guvernatori Struzzi falenderoi Kryetaren e Kuvendit per mikpritjen e ngrohte. Delegacioni beri nje pasqyrim te Rotaryt qe ne vitin 1992 dhe pasqyroi objektivat e tyre ne te ardhmen ne fushen e shendetesise arsimit kultures si dhe mbeshtetjen qe ata do te vazhdojne te japin per Shqiperine ne vazhdim. Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli theksoi se ne Shqiperia eshte e hapur te vleresoje cdo nisme pozitive.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›