Meta Rama perdori Priftin tentoi puc qeveritar

Kryetari i LSI-se Ilir Meta zbardhi per mediat ate qe e cilesoi skenar pucist per rrezimin e qeverise me autor kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama por qe ka bashkepunetor nje nga eksponentet e LSI-se Dritan Prifti. Me nje gjuhe te ashper Meta kaq ofruar ate qe sipas tij eshte e verteta mbi zhvillimet qe tejkalojne dhe pragun e forces politike qe drejton. Gjate nje interviste per median dhene nje dite me pare Dritan Prifti i larguar nga kabineti qeveritar me vendim te Kryesise se LSI-se ka mohuar faktin te jete takuar me kreun socialist Rama por Meta ka nje tjeter version per ngjarjen. Z. Meta gjithsesi dha pergjigje diplomatike per te treguar se LSI dhe Dritan Prifti levizin tashme ne drejtime te ndryshme. I pyetur per strategjine e protestave qe opozita miratoi vetem nje dite me pare kreu i LSI-se u ndal me shume tek perpjekjet per rrezimin e qeverise. Sipas Metes Prifti ka zhvilluar 3 dite me pare nje takim me kryesocialistin Edi Rama dhe me pas i ka paraqitur kreut te LSI-se oferten nga Rama per te krijuar nje qeveri me Partine Socialiste ku Meta te ishte Kryeminister ndersa Prifti te rikthehej si minister e Ekonomise dhe Energjetikes. Kreu i LSI ka vijuar me tej per mediat deklaraten ndaj ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti duke e akuzuar ate per halucinacione. Meta u shpreh gjithashtu se e ka toleruar Priftin vetem per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore.
Ka bere shantazhe ndaj kryetarit dhe Kryesise se LSI-se per te mos e larguar nga posti i rendesishem qe kishte por vazhdon te hedhe akuza. E kam toleruar gjate gjithe kesaj kohe per shkak te gjendjes se tij jo te mire shendetesore - theksoi Meta.
I pyetur nga mediat rreth shkarkimit te Priftit nga minister diten qe i vdiq nje familjar Meta serish nuk ka zbutur tonet e deklarates ndaj anetarit te LSI-se.
Mbledhja e Kryesise eshte shtyre dy here per shkak te tij. Se dyti per gjyshen e kam ngushelluar sinqerisht. Vdekja e gjyshes nuk e ndaloi te takonte Kryeministrin Sali Berisha dhe nuk e lejoi dy here te takohej me mua ndersa mbledhja e Kryesise u shty 2 here per shkak te tij. Lojera te tilla jane te papranueshme - tha me tej Meta duke shtuar se tragjedia e gjyshes nuk duhej perdorur nga Prifti. Kishte 6 muaj qe e dinte se do te shkarkohej dhe me pas me ben deklarata emocionale per vdekjen e gjyshes - theksoi Meta.