Bregu: Rezikojmë integrimin nëse nuk votojmë ligjet

Një muaj para se të jepet opinioni i radhës i Komisionit Europian për përmbushjen nga Shqipëria të 12 rekomandimeve për statusin e vendit kandidat në BE, ministria Majlinda Bregu ka raportuar sot në Komisionin e Integrimit.
Gjatë fjalës së saj ministrja e integrimit tha se dialogu politik mbetet prioritet për përshpejtimin e procesit të integrimit të vendit në Bashkimin Europian.
Sipas saj procesi i integrimit është vështirësuar pas bojkotit të gjatë të opozitës ndaj Kuvendit ndërsa ka shtuar se nëse opozita nuk do të votojë ligjet që duan shumicë të cilësuar atëherë vendi rrezikon të marrë vlerësim begativ nga Bashkimi Europian.
Më tej Bregu ka theksuar se duhet të garantohet funksionimi i parlamentit nëpërmjet dialogut konstant mes shumicës dhe opozitës në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit
Qëllimi i kësaj seance është vlerësimi i progres-raportit të vitit 2010, posaçërisht 12 rekomandimet e KE-së. Ndërkohë me rikthimin e opozitës në Kuvend dhe pjesëmarrjen e saj në komisionet parlamentare dhe në seancat plenare të Kuvendit, opozita ka deklaruar se në qendër të këtij vendimi janë 12 prioritetet e BE-së.
Nga ana tjetër rekomandimi i parë i KE-së flet për funksionimin e Parlamentit mbi bazën e dialogut konstruktiv dhe të qëndrueshëm mes të gjitha forcave politike në vend.