Teliti Vendimi i Kushtetueses nuk ndikon ne regjistrimin etnik
Drejtori i pergjithshem i Drejtorise se Gjendjes Civile Armand Teliti shprehet se vendimi i Gjykates Kushtetuese nuk do te ndikoje ne procesin e regjistrimit te popullsise i cili parashikohet te nise me daten 1 tetor. Vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese nuk ka asnje lidhje me censusin ose regjistrimin e popullsise te dhenat e te cilit do te jene teresisht ne dispozicion te INSTAT-it per qellime statistikore studimore dhe politika te zhvillimit. Te dhenat e censusit nuk jane ne asnje rast pjese e te dhenave te regjistrit te gjendjes civile deklaroi Teliti. Ai sqaron se vendimi i Kushtetueses shtrin ne ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverise per heqjen nga certifikatat e gjendjes civile kombesine. Vendimi i fundit i Gjykates Kushtetuese shtrin ne ligjin e gjendjes civile vendimin e qeverise per heqjen nga certifikata e gjendjes civile te kombesise si element i te dhenave te gjendjes civile te shtetasve theksoi drejtori i Gjendjes Civile Armand Teliti.
Qendrimi i Telitit vjen ne nje kohe kur te gjithe perfaqesuesit e shoqerise civile dhe partite politike kerkuan nga qeveria te mos realizohet regjistrimit i popullsise mbi baza etnike e fetare. Ligji i gjendjes civile i cili percakton nocionet e kombesise se qytetareve dhe procedurat e ndryshimit te saj u rrezua te premten e kaluar nga Gjykata Kushtetuese. Gjykata e cilesoi si antikushtetues ndryshimin e kombesise duke vendosur me 6 vota pro dhe 2 vota kunder ne favor te tre gjykatave te cilat kishin kerkuar shpalljen si te papajtueshem te termit kombesi. Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet ishte e para force politike qe pershendeti vendimin e Gjykates Kushtetuese per shpalljen antikushtetuese te nderrimit te kombesise sipas procedurave te parashikuara ne ligjin per gjendjen civile. PDIU ne deklaraten zyrtare beri te ditur se pret zbardhjen e argumentimit te Gjykates Kushtetuese per te pare nese ne te eshte perfshire edhe percaktimi i antikushtetueshmerise te censusit te popullsise sikurse PDIU kishte kerkuar publikisht nga gjykata.
PDIU i riben thirrje qeverise shqiptare te heqe nga pyetesori pyetjet mbi etnine dhe fene edhe pse kjo duhet te kishte ndodhur prej kohesh. Censusi duhet te zhvillohet ne ndihme te kombit dhe shtetit shqiptar pra pa pyetje mbi perkatesine kombetare dhe besimin e individeve. Edhe ne rast se Komisioni Shteteror i Censusit ne kundershtim me vullnetin e popullit vijon kete projekt PDIU do te behet garant i amendamenteve te saj te kaluara ne Kuvend. Edhe Aleanca Kuq e Zi e pershendeti vendimin e Kushtetueses duke theksuar se ai ndau faqezinjte nga kuqezinjte. Kjo Aleance kerkoi nderprerjen e censusit mbi baza etnike dhe fetare.