E Diel, 1 Nëntor 2026

Sesioni i 66 i OKB-se Berisha dhe Haxhinasto nisen drejt Nju Jorkut

eshtja e Palestines ambasadori Massafa Presim nje vote nga Shqiperia

Kryeministri Sali Berisha dhe ministri i Jashtem zv.kryeministri Edmond Haxhinasto do te perfaqesojne Shqiperine ne sesionin e 66 te Asamblese se Pergjithshme te OKB-se qe zhvillon punimet ne Nju Jork. Te dyja institucionet ne fjale kane dhene informacione deri diku te hollesishme mbi aktivitetet qe pritet te zhvillohen dhe pjesemarrjen e dy titullareve shqiptare forume te perbashketa per investime ekonomike dhe axhende e ngjeshur diplomatike e parashikuar pa harruar ketu edhe vendosjen e kontakteve dypaleshe qe jane normale ne kete kuader. Por ajo qe ka rene ne sy eshte fakti se edhe pse tanime eshte e njohur se tema me e nxehte e diskutimit madje e ballafaqimit diplomatik eshte vota per shtetin palestinez Tirana zyrtare eshte nisur ne kete sesion pa nje qendrim paraprak per qendrimin qe do te mbaje. Duke lene te nenkuptohet gjithsesi disponimin per negociata te ores se fundit ceshtja ne fjale ka gjithsesi nje pergjigje e cila nuk pranohet te shtjellohet drejtperdrejt ndaj opinionit publik shqiptar. Keshtu dy dite me pare ministri i Jashtem Haxhinasto ka nenvizuar ne prani te disa ambasadoreve te vendeve arabe se Shqiperia e njeh shtetin palestinez nje sinjal ky qe nenkupton qasjen e Tiranes. Me te njejtin optimizem eshte shprehur dje ne nje interviste televizive edhe ambasadori palestinez ne Tirane Issam Massafa i cili nuk ka munguar te theksoje se Shqiperia eshte nder vendet e para qe ka njohur shtetin qe ai perfaqeson. shte e qarte se Izraeli e ka marre ceshtjen e paqes si ceshtje por pa paqe nga mbrapa. Ne presim nga qeveria shqiptare qe te votoje njohjen e shtetit sikunder ishte nga shtetet e para qe e njohen ate ne vitin 1988 dhe jemi te bindur se nuk do te kete ndryshim qendrimi tha Massafa. Ai ka shtuar se perpjekja diplomatike e tanishme vjen pas 60 vjetesh pushtimi te territoreve palestineze te cilat tashme po tentojne daljen si subjekt i se drejtes nderkombetare me nje status te barabarte me te gjithe. Ne kete kuader percjellja e qendrimit ne forme konfidenciale apo ne procesin e votimit pa nje dalje publike duket se lidhet me negocimin e qeverise shqiptare te termave ekonomike qe mund te vijne nga nje vote pro. Takimi i Haxhinastos me disa ambasadore arabe ka ulur ne tryeze perfaqesues te atyre vendeve qe po shihen nga Tirana zyrtare si investitore dhe partnere ekonomike ne nje situate krize te madhe. Sa i perket dyshes Berisha-Haxhinasto behet e ditur se parashikohen takime te nivelit te larte derisa Kryeministri do te jete pjese e aktiviteteve me karakter ekonomik te organizuar nga Presidenti amerikan Barak Obama ndersa Haxhinasto behet e ditur se do te kryesoje Takimin e Kartes se Adriatikut me perfaqesues te larte nga vendet e rajonit dhe SHBA-ja. Po keshtu parashikohet nje aktivitet i ngjeshur diplomatik edhe per zgjerimin e njohjeve te Kosoves e cila sot ndodhet ne nje kontekst te ri tensioni me Serbine e cila eshte ne perpjekjet e fundit bllokuese apo frenuese per normalitetin e shtetit te ri.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›