KQZ miraton fondin prej 200 milionë lekësh për fushatën

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka miratuar sot fondin prej 200 milionë lekë për financimin e fushatës elektorale të zgjedhjeve te 8 Majit.
Në mbledhjen e sotme e cila u zhvillua pa praninë e përfaqësuesve të opozitës KQZ-ja vendosur që 70 përqind e fondit do t`i shpërndahet partive parlamentare, 20 përqin partive të tjera ndërsa 10 përqind e fondit për partitë që kanë marrë 1 përqind të votave.