Bregu: "Sondazhi u be nga kunati i Mimi Kodhelit"
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, i eshte pergjigjur interesimit te gazetareve, ne lidhje me sondazhin e "PULS". Duke hedhur poshte te gjitha akuzat se eshte i manipuluar nga ana e PD, ku PS pretendon se eshte bere nga OJF-te e Imamit dhe zv.ministrit Gajo, Bregu sakteson se eshte bere nga kunati i zedheneses se PD. "Ne nuk kemi dashur te bejme komente per sondazhin sepse ju e dini sepse sondazhet jane te pavarura , por besoj qe eshte qesharake te pretendosh qe Drejtuesi Kryesor i Organizates, i cili ka realizuar sondazhin dhe eshte z. Gent Ibrahimi. I kerkoj ndjese qe po i permend emrin, por ne fakt Genti nuk eshte i PD-se, as nuk anon djathtas, por eshte kunati i zonjes Kodheli dhe nuk besoj qe qofte per lidhje familjare ka ndonje tendence per te votuar djathtas", tha Bregu.