Tahiri: "Berisha, programon sondazhe te manipuluara"
Ka reaguar ne menyre te menjehershme PS, ne lidhje me deklaratat e ministres se Integrimit Bregu, qe perfshinte ne sondazhin e "PULS" dhe eksponente, afer funksionareve te PS. "Zonja Bregu foli sot, si "kodra pas bregut" qe te fshehe zevendesin e saj dhe imamin e Sali Berishes, te cilet qendrojne pas atij sondazhit qesharak te dites se djeshme. Keta njerez pa fantazi dhe pa skrupuj qe na qeverisin, do ta kuptojne pas 20 ditesh, se cfare mendon populli per ta, por nderkohe duhet ta harrojne qe do e marrin popullin peng me sondazhe te manipuluara e te programuara ne Ministrine e Brendshme", deklaroi dje kandidati per deputet ne kryeqytet, Saimir Tahiri. I cili ka nenvizuar se "asnje vote nuk do e cojne dot ne "thes" jashte vullnetit te popullit".