Bregu: Të gatshëm për kushtet e BE-së
Ne emer te qeverise zedhenesia Majlinda Bregu pershendeti deklaraten e nje dite me pare te ministrave te jashtem te BE-se ne Luksemburg. Ajo tha qe qeveria do beje gjithcka per te permbushur sa me shpejt kerkesat per liberalizimin e vizave.
"Qeveria shqiptare përshëndet vendimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Bashkimit Europian, marrë dje në Luksenburg, ku u rikonfirmua vullneti për mbështetjen e procesit të liberalizimit të vizave me Shqipërinë. Në unanimitet të plotë Ministrat e Jashtëm të BE-së deklaruan dje se Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Parlamenti Evropian do të marrin menjëherë vendimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, sapo Komisioni të sigurojë se të gjitha kriteret e vendosura janë plotësuar. Qeveria shqiptare siguron forumet e larta vendimarrëse në BE se do të përmbushë me seriozitet maksimal edhe detyrimet e fundit, për të finalizuar me sukses dhe sa më parë, aspiratën e madhe të të gjithë shqiptarëve: levizjen e lirë në Evropë. Në deklaratën përfundimtare të miratuar dje në Luksenburg nga Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, vlerësohet dhe nxitet procesi i reformave në vendet e Ballkanit. Shprehet edhe një herë vullneti i Unionit për integrimin e këtij rajoni në BE. Qeveria shqiptare vlerëson gjithashtu qëndrimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së për zgjidhje të ngërçit politik në Shqipëri në bazë të parimeve kushtetuese, duke garantuar se kuadri ligjor dhe institucional i vendit mundëson transparencë të plotë të çdo dokumenti apo çështjeje në diskutim", deklaroi Bregu.
Bledian Koka
< I mëparshmi