Në korrik, BE një mision për vizat
Ne korrik nje tjeter grup ekspertesh i Komisionit Europian do te mberrije ne Shqiperi per te verifikuar plotësimin e kushteve shtese te vendosur per vendin tone per liberalizimin e vizave. Per kete arsye qeveria shqiptare diskutoi kete te marte strategjine per trajtimin e emigranteve te kthyer, kerkese shtese kjo e komisionit evropian per liberalizimin e vizave. Baza e kësaj strategjie eshte ngritja e komisioneve te posaçme per trajtimin e emigranteve te cilet tashme do te njihen jo me si te tille por si persona te kthyer. Keto masa synojne shmangien e kërkesave per azil pas heqjes se vizave, situate qe u vu re pas liberalizmit te procesit per Serbine, Maqedonine dhe Malin e Zi.
"Ky eshte nje proces i cili ecen mbi bazen e plotesimit te kushteve ndaj dhe ne kemi detyrim te marrim cdo mase, te plotesojme cdo kusht ne menyre qe qytetaret shqiptare ta gezojne sa me shpejt kete te drejte themelore shume te rendesishme per ta", tha kryeministri Sali Berisha.
Gjate mbledhjes se këshillit ndërministror per vizat, Kryeministri vlerësoi si te rendesishme fillimin e fushatës sensibilizuese për qytetarët shqiptarë mbi domethënien e heqjes së vizave, dhe sugjeroi që të shihet mundësia që spoti publicitar për këtë qëllim të transmetohet edhe në media lokale.
Bledian Koka < I mëparshmi