Britania: Shqipëria të bindë BE-në
Ambasadorja britanike në Tirane, Fiona Mcllwham deklaron se Shqipëria duhet të vërtetojë se ka cfarë i ofron Bashkimit Europian. Në kushtet e një skepticizmi të unionit për zgjerimin e tij, Mcllwham i kujton klasës politike se duhen bërë reforma, por jo se ua imponojnë ndërkombëtarët.
"Ekziston rreziku se në vorbullën e përditshme BE të bëhet vetëm një nëntitull, një fletëkalim, një dicka abstrakte për të cilën politikanët shqetësohen. është shumë më shumë se kaq, po shfaqen shenja të lodhjes nga zgjerimi brenda BE-së, aktuale duke përfshirë dhe anëtarët e rinj. Rreziku ekziston që kriza ekonomike do të përforcojë këtë ndjenjë të publikut të BE-së. Ndaj dhe një nga sfidat për Shqipërinë dhe vendet e tjera aspirante është të demostrojnë se do të sjellin dicka në BE, se do të japin përvecse do të marrin. Që ky projektzgjerimi të funksionojnë vërtetë, sic ndodhi në Europën Qëndrore, në vende si Polonia dhe Republika Ceke në fund të viteve '90, duhet të stimulojë jo vetëm imagjinatën e politikanëve por kryesisht të njerëzve të zakoshëm, vecanërisht të të rinjve, juve", thote Fiona Mcllwham, ambasadorja britanike në Tiranë.
Deklara e ambasadores në një aktivitet në një universitet privat, vjen në një kohë kur vizat dhe statusi kandidat, lakohen si ajo cka Shqipëria rrezikon nëse nuk zgjidh krizën e saj politike.
Elona Gjylmi < I mëparshmi