E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu: Vizat brenda afateve. Shqipëria më mirë se Bosnja

Për ministren e Integrimit Majlinda Bregu nuk ka asnjë devijim nga afatet e premtuara nga qeveria shqiptare për të liberalizuar vizat. Në të njejtën linjë me ministrat Basha dhe Meta, edhe për shefen e dikasterit të integrimit, vendi ynë është i pari në rajon përsa i përket krietereve të përmbushura për vizat.

“Ai skenar i parashikuar që gjithcka do të përmbyllet brenda vitit 2010 nuk ka sanjë shtyrje. Ne nuk kemi kërkuar të jemi shtesë në këtë project, ne nuk kemi kërkuar të jemi zbatim në këtë proces, kemi kërkuar dhe i kemi qëndruar gjithmonë me dinjitet opinionit dhe qasjes sonë që ky është një process meritash. Nuk kërkohet të na bëhet asnjë lëshim i tepërt, përkundrazi, të vlerësohemi realisht dhe objektivisht për detyrime të plotësuara edhe më mirë se sa vendet e tjera” tha Bregu.

Sipas ministres lidhja mes krizës politike dhe një vonese në qarkullimin e lirë nuk ekziston. “Unë nuk shoh asnjë ndikim në procesin e liberalizimit të vizave ose të paktën asnjë lidhje të qënësishme ndërmjet procesit të liberalizimit të vizave dhe këtij ngërçi politik në vend. çfarëdolloj ecje përpara në BE ka një vlerë më të madhe dhe do të ishte shumë mirë që të mos përcillnim më asnjë shqetësim së brendshmi” tha Bregu.

Por thirrjet e shpeshtuara të ndërkombëtarëve për të zgjidhur ngercin politik dhe rifutja në skenë e propozimit për komisionin e Venecias për ministren duhen kuptuar saktë nga selia rozë. “Nuk ka vend pyetja se për kë bien këmbanat. është prapë ky propozim që kthehet sot në tryezë. Shpresoj që këmbanat këtë rradhë të kenë mundësinë të jenë pak më të forta ose të paktën të ketë më shumë ndërgjegjësim për të dëgjuar sic duhet” tha Bregu.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›