E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS, Klosi: 1 Maji i Berishës, provokim

Socialistet kerkojne qe policia te siguroje qetesi dhe rend, kur dy turmat do te jene prane njera tjetres ne 2 mitingjet e dates 1 maj, protestuesit perballe kryeministrise dhe festuesit ne sheshin “Nene Tereza”. Festa e demokrateve ne 1 maj eshte nje provokim thote Blendi Klosi, sekretar organizativ ne PS.

”Në datën 1 maj do të ketë edhe një manifestim të PD, një provokim i hapur ky i protestës së PS. Do të duhet të jenë edhe forcat e shtetit që duhet ta tregojë veten se është i pavarur, të mos e tregojë veten palë me asnjë nga grupimet e datës 1 Maj, të paktën. Protesta jonë do të jetë e vazhdueshme pa fund dhe padyshim ne do të kërkonim atë çka na takon me ligj, atë çfarë na takon si taksapagues I rregullt të këtij shteti që policia dhe shteti të bëjnë detyrën e tyre për të siguruar protestën tonë” thotë Klosi.

Klosi thote se protestuesit socialiste do te qendrojne ne shesh pa limit, deri kur te vije nje pergjigje per hapjen e kutive apo per largimin e Sali Berishes nga pushteti.

“Protesta do të fillojë ditën e premte pasdite ku do të marrin pjesë më shumë se në datën 20 nëntor dhe do të mbarojë duke protestuar në mënyrë paqësore kur protestuesit të kenë përgjigje nga qeveria, të kenë reagim qeveritar, të kenë reagim të mazhorancës, reagim të Sali Berishës për të hapur kutitë ose për të balancuar krizën politike në vend” thotë Klosi.

Sipas Klosit jane marre te gjitha masat organizative qe ne 30 prill, protestuesit te jene me shume se 100 mije vete, ne nje nga tubimet me te medha qe ka ndodhur ndonjehere ne vendin tone.

Dorian Kodra

Azhornuar së fundi ( e mërkurë , 28 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›