E Shtunë, 31 Tetor 2026

Abramoviç ble jaht me sistem antiraketë

MOSKë- Jahtin më të madh në botë e ka tashmë në pronësi njeriu i fiksuar pas udhëtimeve në det, miliarderi rus Roman Abramoviç.
Sistem antiraketë, dy pista për helikopterët, një nëndetëse dhe një lazer kundër aparatëve të paparacëve, janë disa nga karakteristikat shtesë të jahtit luksoz që është ndërtuar në kantierin gjerman ''Blohm&Voss'' me porosi të bosit rus dhe pronarit të Chelsea-t, Roman Abramoviç.

"Eclipse" është i gjatë 170 metra dhe sipas gazetës britanike "Times" ka kushtuar 300 milionë dollarë. Nëndetësja e vogël është porositur që Roman të largohet në çdo moment nga jahti, pa e marrë vesh askush. ahti do t’i dorëzohet manjatit rus rreth muajit dhjetor.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›