E Shtunë, 31 Tetor 2026

Procesi ndaj Aldo Bares, dëshmi tronditëse

Katër deshmitare akuzojne Aldo Baren, ne gjykaten e Krimeve te Renda, si pergjegjes per disa vrasje te ndodhura ne Lushnje. Deshmitarët e kërkuar nga organi i akuzes, Alferd Gjyla, Izet Kurti, Dervish Arapi dhe Ramazan Zeneli, dhanë përpara gjykates deshmine e tyre per vrasjen e Genci Kasharit, Xhevat Demirit, Muhamet Zenelit dhe Ramadan Shkurtit, vëllait te Aldo Bares.

Deshmitari Zeneli beri pergjegjes te pandehurin Aldo Bare, per vrasjen e djalit te tij, Mehmet Zeneli duke i kërkuar arsyet e vrasjes. Babi i viktimes Zeneli, tha se nuk e ka njohur me pare te pandehurin, por tha se te gjithe ne Lushnje e dine qe ai eshte autori.

Dëshmitari tjeter, Izet Kurti, fajësoi Aldo Baren, se eshte torturuar prej tij dhe pjestareve te tjere te bandes, ne komisariatin numer dy te Lushnjes, qe njihet se ishte nen pushtetin e bandes se Lushnjes.

Per me shume se 180 minuta gjykata dhe i pandehuri Bare jane njohur me deshmite e dhena nga deshmitaret e akuzes.
Procesi ndaj Aldo Bares, te njohur si kreu i bandes se Lushnjes, ka hyre ne nje faze interesante, kur po deshmojne deshmitaret okulare per krimet e kryera.

Denada Shkodrani < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›