Bregu: Zgjedhjet e 23 qershorit, test për Integrimin

Ministrja e Integrimit në konferencë për shtyp me homologen shqiptaro-maqedonase, Teuta Arifi
Miratimi i tre ligjeve të kërkuara dhe një progres i vazhdueshëm i Shqipërisë janë të domosdoshme për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE.
Ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu theksoi se mënyra se si do të zhvillohen zgjedhjet e qershorit dhe moskontestimi i tyre ka shumë rëndësi për procesin e integrimit.
“Askush nuk mohon se zgjedhjet në Shqipëri do të kenë një vëmendje të veçantë nga Komisioni Europian dhe ndërkombëtarët. Duhet të mos ketë kthim në retorika bojkoti siç ndodhi në 2009 kur humbësi Rama nuk pranoi rezultatin. Partnerët europianë janë të interesuar që retorika e kontestimit të zgjedhjeve pa fakte të mos përsëritet” – u shpreh Bregu.
Ministrja e Integrimit vlerësoi se kundërshtia e rezultatit të zgjedhjeve në të shkuarën ka dëmtuar jo vetëm procesin e integrimit, por edhe fondet e parashikuara për Shqipërinë.
Deklaratën Bregu e bëri në konferencën për shtyp me homologen maqedonase Teuta Arifi.
Perspektiva europiane e te dy vendeve dhe intensifikimi i marrëdhënieve mes tyre ka qene ne fokus te bashkëbisedimit.
“Sot shënohet 20 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve mes dy shteteve tona, të cilat kanë tashmë një perspektivë të qartë europiane. Vendet tona e shohin integrimin si një proces të bazuar në merita”,
Vendet tona duhet të punojnë për të unifikuar standardet e BE dhe të vazhdojnë drejt kësaj rruge u shpreh ministrja Arifi.
“Unifikimi i standardeve ka për qëllim vendosjen e stabilitetit ekonomik dhe politik për vendet tona. Marrëdhëniet tona janë të shkëlqyeshme dhe duhet të vazhdojnë kështu për të ardhmen e përbashkët në BE” .