E Shtunë, 31 Tetor 2026

Wollfarth: “Vendimet e mirëarsyetuara kthejnë besimin e publikut te Gjyqësori”

07-02-2013 / Gazeta 55

Ambasadori i OSBE-së Volfarth takon Kryeprokurorin Llalla


Lufta kundër krimit dhe korrupsionit ka qenë në fokus të takimit të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Eugen Volfarth dhe kryeprokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. “Lufta kundër krimit të organizuar, përfshirë krimin ndërkufitar, si edhe kundër korrupsionit, është parësore në sigurimin e stabilitetit në vend, në rajon dhe në nivel global”, tha Vollfarth. Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, dhe Prokurori i Përgjithshëm, përqendruan diskutimet e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe në rolin thelbësor të Prokurorisë së Përgjithshme në forcimin e shtetit të së drejtës.  Më tej ai ka shtuar se dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara do kthente besimin e publikut tek gjyqësori. “Dhënia e vendimeve të mirëarsyetuara e të përshtatshme, në rastet e korrupsionit të zyrtarëve të lartë, do të ishte një masë pozitive të dëshmuar vendosmëri politike dhe për të kthyer besimin e publikut te gjyqësori”, theksoi ambasadori Volfarth. Vollfarth e siguroi Llallën se Prezenca e OSBE-së, në kuadër të qëllimit të saj kryesor për të promovuar shtetin e së drejtës, të drejtat e njeriut dhe për të konsoliduar institucionet demokratike, do të vijojë ta mbështesë dhe ndihmojë Prokurorinë e Përgjithshme.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›