E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, gjendet në kanal trupi i pajetë i një 60-vjeçari

FUSHE-KRUJE - Gjendet trupi i pajetë i një personi në një kanal pranë rrugës që të çon në fshatin Luz në rrethin e Fushë-Krujës.

Sipas policisë së qarkut, kufoma i përket 60 vjeçarit Tod Preng Deda banues në lagjen 15 Spitallë në Durrës.

Ngjarja u shënua mesditën e së enjtes, ndërsa policia nuk jep informacion nëse viktima është vrarë apo ka gjetur vdekjen për shkaqe natyrale.

Në vendngjarje kanë mbërritur grupi hetimor dhe po vijon veprimet e para për zbardhjen e rrethanave.

(ad.ti/gre.m/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›