"Dyfishimi i pagave per arsimin, nje prioritet"
Nenkryetari i Partise Demokratike dhe njekohesisht kandidat per deputet i kesaj force politike, ne qarkun e Vlores, Patozi dhe kreu i PD Vlore Kollozi, kandidat per deputet ne kete qark, zhvilluan dje nje takim me punonjes te sistemit te arsimit ne kete qytet, ku bene nje pasqyre te arritjeve ne kete sektor, per kater vitet e qeverisjes demokratike. "Dyfishimi i pagave per punonjesit e sistemit te arsimit, do te jete prioritet edhe per mandatin e ardhshem qeverises te Partise Demokratike", u shpreh Patozi. Ai tha se, ne keto kater vjet, mesuesve iu kthye dinjiteti i munguar, gje qe reflektohet jo vetem ne dyfishimin e pagave, por edhe ne permiresimin e kushteve te punes se tyre. "Ne kater vitet e fundit, ne te gjithe vendin, u ndertuan apo rikonstruktuan 1.012 godina shkollash, ndersa brenda mandatit te ardhshem, kjo do te realizohet per te gjitha shkollat", nenvizoi, nenkryetari i PD. Pjese e ketyre ndryshimeve dhe kujdesit te qeverisjes, sipas tij, ka qene edhe rritja e vazhdueshme e buxhetit te shtetit per sektorin e arsimit qe, ne vitin 2009, arriti ne 4 per qind, nga 2.9 per qind qe ishte kater vjet me pare, nderkohe qe ne fund te mandatit te ardhshem, do te shkoje ne mbi 5 per qind. O.Hila