E Diel, 1 Nëntor 2026

Bregu i Fildishtë, OKB-ja jep alarmin për krizën humanitare

Ndërkohë që bota ka përqëndruar vemendjen e saj drejt Libisë dhe Japonisë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, ngrejnë alarmin për situatën në Bregun e Fildishtë dhe katastrofën humanitare që po ndodh aty.
Rreth 500 mijë persona janë larguar nga vendi, pas dhunës së ushtruar, por OKB-ja bën thirrje për fonde për ti ardhur në ndihmë kësaj popullsie.
Vendi është përfshirë në përleshje të ashpra me forcave besnike të Lauretn Gbago, i cili ka refuzuar që të japë doreheqjen si president, dhe rivalit të tij Alassante Outara.
OKB, ka njohur Outaran si fituesin e zgjedhjeve presidenciale që u zhvilluan në muajin nentor të vitit të kaluar.
Rreth 435 persona kanë humbur jetën nga këto përleshje që nga zhvillimi i procesit zgjedhor. Kriza e ushqimit, është një çështje për të cilën OKB ka ngritur shqëetësimin më të madh. Edhe për Programin Botëror të UShqimit, situata është tejet alarmante. Mugesa e fondeve për Bregun e fildishtë ka bërë që këto organizata të mos mundësojnë një ndihmë në ushqime, për banoret e vendit. Autoritet e OKB, thonë se organizata ka pothuajse asgjë për tu dhënë atyre, dhe se Bregu i Fildishtë, por shkon drejt asaj që shumë po e quajnë një luftë civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›