E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bregu leter PS-se Angazhohuni per integrimin

Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu kerkon bashkepunimin e opozites ne plotesimin e 12 kritereve te lena si detyre nga Komisioni Evropian ne vleresimin e dhene pas refuzimit te kerkeses per statusin e vendit kandidat per Shqiperine. Permes nje letre derguar Ermelinda Meksit kryetare e Komisionit per Integrimin Evropian ministrja Bregu e cileson shume te nevojshem dhe te rendesishem bashkepunimin politik pozite-opozite per realizimin e reformave kryesisht per ligjet dhe ndryshimet qe kerkojne shumice te cilesuar ne Parlament. Sipas saj integrimi i vendit eshte nje ceshtje madhore qe tejkalon axhenden politike te dites te forcave politike. Ne leter Bregu kujton 12 detyra per plotesim te cilat kane te bejne me luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionin reformimin e drejtesise dhe nje sere reformash te tjera. Ne leter ministrja e Integrimit ve ne dukje se eshte i nevojshem bashkepunimi politik pozite-opozite per realizimin e reformave kryesisht per ligjet dhe ndryshimet qe kerkojne 84 vota ne Parlament.

Ne leter Bregu shprehet se integrimi i vendit eshte nje ceshtje madhore per vendin e cila tejkalon axhenden politike te dites te forcave politike.
Ne opinionin e fundit te BE-se per aplikimin e Shqiperise zyrtaret ne Bruksel lane 12 detyra per plotesim te cilat kane te bejne me luften kunder krimit te organizuar dhe korrupsionin reformimin e drejtesise dhe nje sere reformash te tjera qe kerkojne mbi 80 vota ne Parlament te cilat mazhoranca aktuale nuk i zoteron pa pjesemarrjen e opozites. Kjo kerkese vjen ne nje kohe kur edhe i derguari me pune nga Bashkimi Evropian Luigi Brusa ka kerkuar qe qeveria shqiptare te hartoje nje plan me 12 rekomandimet e KE-se ku prioritet ka sidomos administrata ndersa beri tirrje qe qeveria e gjyqesori te punojne ndjeshem per kete ceshtje.Qeveria shqiptare ka pergatitur nje plan veprimi per adresimin e ketyre prioriteteve i cili u miratua ne mbledhjen e Komitetit Nderministror per Integrimin Evropian me daten 31 janar 2011.
Ne funksion te mbarevajtjes se zbatimit te ketij plan veprimi dhe ne permbushje te detyrave tona te perbashketa institucionale ne kuader te procesit te integrimit te vendit ne Bashkimin Evropian po ju percjell planin e veprimit per plotesimin e rekomandimeve te opinionit te Komisionit Evropian per Shqiperine duke ju ftuar qe te punojme se bashku per monitorimin e zbatimit te ketyre prioriteteve.
Ministrja Bregu e ftoi keshtu Komisionin Parlamentar te Integrimit qe te bashkemonitorojne zbatimin e plani-veprimit duke vene interesat e kombit dhe integrimin evropian para axhendes partiake.
Jam e bindur se edhe ju besoni se integrimi evropian i Shqiperise kapercen axhendat partiake dhe jam e sigurt se bashkerendimi i perpjekjeve tona te perbashketa eshte i domosdoshem per te pershpejtuar kete proces - pohon Bregu. Plani i veprimit u dorezua ne Komisionin e Integrimit pasi i eshte dorezuar edhe Komisionit Evropian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›