Bregu në Kosovë: Liberalizimi do të ndodhë në qershor
Ministrja e Integrimit Evropian, Majlinda Bregu deklaroi se viti 2010 do të jetë viti i lëvizjes së lirë për qytetarët shqiptarë.
Ministrja shqiptare komentoi raportin e fundit të Komisionit Evropian, i cili ka vënë në dyshim mundësinë e liberalizimit të vizave këtë verë për Shqipërinë dhe Bosnjën, për shkak të mospërmbushjes së të gjitha kritereve.
"Ne presim shumë shpejt vlerësimin në qershor dhe unë besoj se marrja e vendimit pozitiv është lajmi i parë kryesor i mirë. Data e fillimit të lëvizjes sigurisht që besoj se ka më pak rëndësi se sa marrja e vendimit pozitiv", deklaroi Bregu pas takimit me homologun kosovar, Besim Beqaj.
E pyetur nga gazetarët për pjesëmarrjen e Kosovës në takimet rajonale, Ministrja shqiptare e Integrimit tha se Kosova ka të drejtën e saj legjitime që të jetë pjesë e konferencave rajonale si shtet i pavarur.
Duke iu referuar Serbisë, e cila vazhdimisht kundërshton pjesëmarrjen e Kosovës si shtet në takimet rajonale, Bregu tha se të humbur janë ata që nuk e pranojnë realitetin.
Në takime të veçanta, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Majlinda Bregu u prit nga Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi.