E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta: Zgjedhjet, test, opozita kundër integrimit

Zgjedhjet vendore janë një test i rëndësishëm për Lëvizjen Socialiste për Integrim. Kështu u shpreh kryetari i LSI-së Ilir Meta në mbledhjen e komitetit drejtues kombëtar të LSI-së. Sipas tij zgjedhjet janë një mundësi e shkëlqyer për të treguar se LSI-ja ka rritur besimin tek qytetarët dhe se kodi elektroal i cili ishte në dëm të kësaj partie nuk ka lidhje me realitetin.
Në zgjedhjet vendore LSI-ja do të tregojë se është krijuar për të shërbyer interesave të qytetarëve dhe jo interesave të një grupi individësh theksoi Meta duke shtuar se LSI-ja është një forcë politike që ka hapur një rrugë të re, në shërbim të hapjes së politikës, në shërbim të dialogut politik dhe të integrimit të vendit në strukturat europiane.
Ndërkohë Meta hodhi një sërë akuzash ndaj kreut të opozitës Edi Rama duke theksuar se po dëmton integrimin e vendit.
"është çudia më e madhe që ditën që dorëzohet pyetësori në Bruskel, po atë ditë në Tiranë kryetari i partisë më të madhe të opozitës bën thirrje për mosbindje civile për të dëmtuar integirm e vendit" theskoi Meta duke shtuar se tashmë LSI-ja është krenare për zgjedhjen e vështirë që ka bërë pas zgjedhjeve të 28 qershorit me aleancën me PD-në si një forcë kontruktive që i kontribon normalitetit, zhvillimit ekonomik të vendit dhe integrimit në strukturat europiane.
Gjithashtu kreu i LSI-së shtoi se kundërshtarët politikë kërkojnë ta kthejnë vendin shekuj pas në marrëdhëniet me vendet e tjera të rajonit, por ai theksoi se LSI-ja është e hapur për të bashkëpunuar me opozitën.
"Megjithatë, pavarësisht shqetësimeve dhe vërrejtjeve që ne kemi, jemi të hapur të bashkëpunojme me opozitën sepse ky është vendi i të gjithëve, sepse ky është një vend normal demokratik, ky është një vend që jep shpresë dhe besim për të gjithë dhe këtë më mirë se të gjithë e tregon rendja e investitorëve drejt vendit tonë. Dua të theksoj rëndësinë e kontributit tonë në qëverisjen e vendit duke u bërë thirrje të gjithë përfaqësuesve tanë të respektojnë ligjin. Dua të shpreh bindjen time se objektivat tona të shpallura më parë do realizohen në kohën e duhur sipas axhendës së qeverisë, LSI-së dhe situatës ekonomike e financiare të vendit. Ne do vlerësohemi në bazë të atyre që do arrijmë dhe shqiptarët do t'i prekin gjatë viteve që vijnë", theksoi më tej Meta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›