Bregu ne NY Times Korski pamje jo te plote Shqiperise
Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu i eshte kunderpergjigjur ne New York Times nje shkrimi me titull Ndalojeni veteshkaterrimin e Shqiperise i publikuar ne kete gazete me 27 janar nga Daniel Korski.
Ne kete replike qe e titullon Progresi i Shqiperise ministrja Bregu thekson se te gjithe ata qe jane te interesuar dhe te informuar rreth vendit tone jane shtangur prej tij. Ministrja e Integrimit shkruan se Korski jep nje pamje te paplote te konkluzioneve te OSBE-se per sa u perket standardeve te zgjedhjeve te 28 qershorit. E ketu ajo nenvizon faktin se ne raportin e OSBE-se thuhet se zgjedhjet i plotesuan shumicen e kritereve te OSBE-se dhe se nuk kishte asnje evidence te numerimit te parregullt apo manipulimit te rezultatit. Nje pike tjeter e pergjigjes se zonjes Bregu eshte edhe perceptimi per nivelin e korrupsionit ne Shqiperi ku ajo ka sjelle ne vemendjen e lexuesve te prestigjiozes amerikane raportin e Indeksit te Perceptimit te Korrupsionit te Transparency International per vitin 2010.
Shqiperia renditet ne vendin e 87-te ne nje liste prej 178 pjesemarresish. Jo me larg se viti 2005 Shqiperia renditej e 126-a ne nje liste prej 159 vendesh. Shqiperia ishte fituese e prestigjiozit Cmim te Sherbimit Publik te Kombeve te Bashkuara per vitin 2010 per permiresimin e transparences gatishmerise dhe reagimit ne sektorin e sherbimeve publike - deklaroi Majlinda Bregu.
Po ashtu edhe ngjarjet e 21 janarit te cilat gjeten nje pasqyrim te gjere ne mediat nderkombetare kane qene ne qender te pergjigjes se ministres se Integrimit. Dhe njekohesisht ajo ka nenvizuar se Shqiperia nuk eshte nje vend ne lufte sic do te preferonin mbase kreret e opozites shqiptare
Me 21 janar kreu i opozites deshtoi ne perpjekjen e tij per te rrezuar me dhune qeverine e ligjshme. Ne falenderojme Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian per mbeshtetjen e tyre ne kapercimin e kesaj situate. Argumentet e z. Korski behen akoma me te habitshme kur ai sugjeron se BE-ja duhet ti shfuqizoje institucionet shqiptare dhe tia nise nga fillimi nje mase qe merret vetem ne nje vend te sapodale nga lufta - u shpreh ministrja e Integrimit.