Bregu njeh kryetarin e PS-se
E enjte 27 Shtator 2012 1548
VANGJEL NDREKOEdhe pse posti i kreut te qarkut te Fierit mbahet peng nga demokrati Artur Shehu qeveria pranon de fakto si kryetar te ligjshem socialistin e zgjedhur nje vit me pare Vangjl Ndreko. Ky fakt zbulohet nga kjo shkrese e ministres se integrimit Majlinda Bregu e cila i ka derguar nje ftese zotit Ndreko si kreu i qarkut te Fierit per pjesemarrje ne takimin qe u zhvillua pak dite me pare ne kuader te programit Ipa Adriatik bashkepunimi nderkufitar.
Vete zoti Ndreko ne nje interviste per Vizion Pluls kerkon nderhyrjen e pushtetit qendror pasi ndryshe nga qendrimi i qeverise sipas tij prefekti i Fierit refuzon ta njohe ate kryetar te ligjshem te qarkut. Por pas debatit qe ka perfshire politiken ne lidhje me kete ceshtje Ministria e Integrimit ka reaguar duke e cilesuar lapsus administrativ ftesen ndaj Vangjel Ndrekos. Ne sqarimin e kesaj ministrie theksohet se gabimi eshte korrigjuar brenda te njejtes dite duke i nisur ftesen kreut demokrat te qarkut Artur Shehut. Nderkaq vete Ndreko pretendon se nuk eshte njohur me asnje anulim ftese dhe ka marre pjese ne takimin e organizuar nga Mistria e Integrimit. Edhe pse Vangjel Ndreko u zgjodh nje vit me pare me votat e shumices ne keshill ai nuk njihet nga prefekti i Fierit. Ky i fundit vijon te mbeshtese demokratin Artur Shehu i cili pasi ka kryer nje votim te dyte ne keshill pretendon dhe mban postin e kryetarit te qarkut. Prej nje viti palet jane ne procese te pafundme gjyqesore. Dhe pas 12 vendimesh per kete mandat asnje prej tyre nuk zbatohet.
Komente
Facebook