Bregu sqaron debatin: Persona të paautorizuar hynë në njësinë 8
Ministria e integrimit Majlinda Bregu ka sqaruar për “Ora News” debatin e ndodhur në njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet mes saj dhe tre personave.
Sipas ministres Bregu persona të paautorizuar kanë hyrë në ambjentet e njësisë dhe në momentin kur u është kërkuar që të paraqesin dokumentat për qëndrimin e tyre Brenda në KZAZ ata kanë nisur të debatojnë me komisionerët.
“I kam kërkuar KZAZ-së të mos lejojë të hyjnë më shumë se 10 persona për secilën nga forcat politike. Ndërkohë vura re që persona të paautorizuar kishin hyrë në ambjentet e KZAZ-së dhe kërkesa ime ishte që të më tregonin dokumentat për të parë nëse 3 personat ishin pjesë e listës së miratuar” ka sqarur Bregu.
Më tej ministria Bregu ka theksuar se në njësinë bashkiake numër 9 ka ende 8 kuti për tu numëruar ndërsa ka theksuar se deri më tani kryeson kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.