Vazhdon gara për Tiranën, Basha 207 vota në avantazh
Vijon gara mes kandidatit të mazhorancës Lulzim Basha dhe kandidatit të opozitës Edi Rama për bashkinë e kryeqytetit.
Sipas të dhënave më të fundit kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha kryeson me 207 vota kundrejt kandidatit të “aleancës për të ardhmen” Edi Rama.
Të dhënat më të fundit të mbledhura nga gazetarët e “Ora News” rezultojnë se kandidati democrat ka marrë 115079 vota ndërsa kandidati socialist Edi Rama ka marrë 114872 vota.
Ndërkohë vijon numërimi në tre njësitë e fundit, 8,9 dhe 5, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes.
Më herët Komisioni qëndror i Zgjedhjeve konfirmoi se në votat për kryetar bashkie, janë nxjerrë të pavlefshme 6100 fletë votimi, nga 18.840 fletë votimi të pavlefshme gjithsej në Tiranë.