Maliqi: Padi për manipulime me votat në komunën Otllak

Deputeti i djathtë i qarkut të Beratit Lefter Maliqi ka dalë sot në një konferencë për shtyp ku ka denoncuar sipas tij shkeljet që janë bërë nga ana e komisionerëve të PS-së në komunën Otllak, ku doli fitues me një diferencë prej nëntë votash kandidati i PS-së Dalip Kanaçi kundrejt kandidadturës së djathtë të Durim Myftarit.
Maliqi u shpreh në këtë konferencë se ka bërë sot kallzim penal në prokurori dhe është duke u pregatitur ankimimi që do të mbërijë pranë Komisonit Zgjedhor të Zgjedhjeve për manipulimet që janë bërë pranë Komisionit Zonal me numër 2 ku u numëruan votat e komuanve të rrethit të Beratit.
“Jam këtu për të deklaruar se sot kemi bërë kallzim penal për manipulimin e proçesit zgjedhor në komunën Otllak. Për vjedhjen e hapur të votave, për vjedhjen e 362 fletëve të votimit të qendrave 34 dhe 35 të fshatarve Lapardha 2 e Dyshnik, dhe zinçirin e manipulimeve të pregatitura në fshatin Qereshnik, jo vetëm vjedhje të fletëve të votimit, por dhe një sërë shkeljesh të tjera, votimet pa qënë persona të pranishëm, kërcënime të komisonerëve, etj shkelje. Për të gjitha këto shkelje po vazhdojnë kallzimet dhe po pregatitet ankimimi i rezultatit për komunën Otllak” theksoi Maliqi.