Rusia e Kina rrisin shpenzimet ushtarake

Rusia dhe Kina kanë qenë në mesin e disa vendeve që kanë rritur shpenzimet ushtarake vitin e kaluar, me gjithë krizën globale financiare. Kështu ka bërë të ditur Instituti Ndërkombëtar për Kërkime i Stokholmit.
Në studimin e tij vjetor thuhet se Rusia ka rritur shpenzimet ushtarake për 8 miliardë dollarë, një rritje prej 9.3% në vitin 2010.
Si rezultat, Rusia ka kërcyer përpara Britanisë dhe Francës, për t`u bërë shpenzuesja e tretë më e madhe në botë për armët.
Në anën tjetër, Kina ka rritur blerjet e armëve për 6.7 për qind. Ajo vazhdon të mbetet pas Shteteve të Bashkuara deri më tani shpenzueseve më të mëdha ushtarake në botë, 711 miliardë dollarë pavarësisht shkurtimit prej 1.2 për qind në vitin 2010.