E Diel, 1 Nëntor 2026

Breivik: Kushtet e burgut janë çnjerëzore

Norvegjezi i dënuar për vrasjen e 77 njerëzve vitin e shkuar, është ankuar se po mbahet në burg në kushte çnjerëzore.

Anders Behring Breivik u ankua me anë të një letre pranë shërbimit të burgjeve, duke thënë se kafeja i shërbehet e ftohtë, ai nuk ka mjaftueshëm gjalpë në bukë dhe nuk i lejohet të lyhet me krem, raporton BBC.

Breivik është duke kryer dënimin prej së paku 21 vite burg për vrasjet në Oslo dhe Utoja korrikun e shkuar.

Autoritetet norvegjeze nuk e kanë komentuar letrën.

Megjithatë avokati i tij tha se letra prej 27 faqesh, e publikuar në media, është autentike.

Ai tha se Brejvik mbahet në izolim të plotë për 23 orë në ditë.

Qelia e tij ka tre seksione, një për të fjetur, një për të studiuar dhe një të tretë për stërvitje, secila nga 8 metra katrorë.

Ai u ankua në letër se qelia nuk është e dekoruar bukur dhe nuk ka pamje.

Ai thotë se qelia është e ftohtë dhe prangat janë të mprehta dhe i vrasin kyçet.

Ai shton se drita dhe televizioni komandohen nga jashtë qelisë.

Brejvik tha se mendon se ky është burgu më i keq në Norvegji.

Burgu ka një staf gjysëm për gjysëm femra e meshkuj. Ata nuk janë të armatosur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›