Kthimi i gjyqtarëve nga grekët, Haxhinasto: Mediat të paduruara!

Ministri Edmond Haxhinasto, nga Brukseli deklaroi se nuk e kuptonte padurimin e disa organeve të medias dhe disa politikanëve.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka mënyrat, procedurat diplomatike me të cilat ajo komunikon me Greqinë apo me çdo vend tjetër kur ka çështje të një natyre të tillë. Do të thoja dhe do të garantoja gjithkënd se Ministria e Punëve të Jashtme, me marrjen e këtij informacioni dhe njohjen e problemit, ka filluar veprimet e saj respektive të cilat, do t’ia lemë kohës dhe do të shohim se sa efikase do të jenë”, theksoi ai, pas pjesëmarrjes në ministerialin e NATO-s në Bruksel.
Kryediplomati është pyetur edhe për takimet e zhvilluara gjatë këtij ministeriali, duke veçuar atë me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillari Klinton, ku Haxhinasto konfirmoi edhe një herë se në gjysmën e dytë të vitit në vazhdim, planifikon të bëjë një vizitë në Shqipëri.
“Pata disa takime dhe në mënyrë të veçantë do të theksoja takimin me homologun hollandez, me të cilin jemi ndalur dhe kemi bërë një rishikim të të gjithë çështjeve që Shqipëria ka në procesin e integrimit. E kam informuar për progresin që është bërë në 12 prioritetet, siç jemi mësuar ta quajmë paketën dhe sigurisht, për çështje të tjera politike apo të zhvillimeve në rajon, vijoi. /S.Ll/Start/
2012-04-20 08:40