E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident në Vorë-Fushë Krujë, vdes 30-vjeçari

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Eduard Zyba, i cili ishte kalimtar në rrugë, teksa është goditur për vdekje nga një automjet me targa të Laçit.

Pas përplasjes, drejtuesi i mjetit është larguar, por më vonë u vetëdorëzua në polici. Forcat e rendit shkuan në vendngjarje ku nisën hetimet për të sqaruar rrethanat.

Ndërkohë, një tjetër aksident u regjistrua mbrëmë në aksin Lezhë-Laç, ku në kryqëzimin e fshatit Rrile, një automjet i paidentifikuar nga policia, ka përplasur një kalimtare të rastit.

Nga ngjarja mbeti e plagosur shtetasja Marë Lazri, 68-vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lezhës jashtë rrezikut për jetën. Mjeti që ka aksidentuar shtetasen është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po punohet për identifikimin e mjetit qe ka bere aksidentin. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale të “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. /Start/

                                                                                             2012-04-20 08:30
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›