E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja nuk do të jetë një "tragjedi greke"

Spanja shkurtoi buxhetin për 27 miliardë euro, si pjesë e masave më të ashpra të kursimit të njohura në historinë moderne të vendit.

Paketa që synon të rivendosë nën kontroll deficitin e lartë buxhetor në vendin me papunësinë më të lartë brenda BE-së (24 për qind e forcës punëtore), parashikon ngrirjen e pagave të sektorit publik dhe reduktimin e fondeve për Ministritë për 50 për qind dhe investimet në tërësi për 17 për qind.

Me qindra mijëra spanjollë kanë protestuar prej disa ditësh në mënyrë të dhunshme në rrugët e qyteteve kryesore të vendit, por kryeministri Mariano Rajoy është shprehur se këto masa të dhimbshme janë të domosdoshme, për të shpëtuar vendin nga një kolaps i plotë i llojit grek.

Madridi shprehet se synon të grumbullojë 12,3 miliardë euro më shumë nga tatimet, që do të rëndojnë kryesisht mbi kompanitë e mëdha.

Nga ana e saj, zëvendëskryeministrja Soraya Saenz de Santamaria pranoi se “Spanja është në një situatë ekstreme. “Është e domosdoshme që të vendosim nën kontroll financat pavarësisht kostove”, tha ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›