Breivik nuk e ndien vetën fajtor, sfidon gjykatën

Anders Behring Brejviku, 33 vjeçar, akuzohet për terrorizëm dhe për vrasjen e 77 personave më 22 korrik të vitit të kaluar, tetë në shpërthimin në Oslo dhe 69 kryesisht të rinj, në ishullin Utaja, në të njëjtën ditë.
Breivik tha se vrasjet janë bërë si shenjë proteste kundër politikave liberale te imigrimit të Norvegjisë dhe kanë qenë të nevojshme për të mbrojtur Norvegjinë nga myslimanët.
Breivik, që ka ngritur grushtin në shenjë përshëndetje derisa ka arritur në gjykatë, ka thënë se nuk e njeh juridiksionin e gjykatës, meqë, sipas tij, “ajo ka mandatin e partive politike norvegjeze, që mbështesin multi-kulturalizmin”.
Më herët, avokati i Breivikut, Geir Lipestad, paralajmëroi publikun që të përgatitet për dëshmi “të vështira dhe sfiduese” nga Breiviku.
“Ai jo vetëm që do t’i shpjegojë (veprimet e tij), por do të thotë se i vjen keq që nuk ka mundur të shkojë më tutje”, ka thënë Lipestad.