E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa Bendicti XVI mbushi 85 vjet

Për disa ai është vizionar i ekumenizmit, për të tjerët konservator, kundërshtar i reformave. Në ditëlindjen e tij, Benedicti XVI adhurohet dhe kritikohet. Ai vetë do të kishte dashur ta kalonte këtë ditë në qetësi.

"Një çikë qetësi, bekimin e Zotit dhe shëndet", këto janë sipas vëllait të Papës, Georg Ratzinger, dëshirat e Benedictit XVI për ditëlindjen e tij. Por qetësi Papa me siguri nuk do të ketë në 85 vjetorin e tij. Miq nga e gjithë bota vijnë pas njëri-tjetrit në Vatikan. Program i ngarkuar, por që nuk përbën problem për Papën, që gëzon shëndet të mirë, përsërit shpesh zëdhënësi i tij, Federico Lombardi.

Joseph Aloisius Ratzinger, emri i vërtetë i Papës Benedicti XVI, u lind më 16 prill 1927 në jug të Gjermanisë, në Marktl mbi Inn të Bavarisë. Ai u rrit në një familje shumë besimtare. Pas shugurimit prift dhe një doktorate në teologji, ai dha fillimisht mësim si profesor në universitet e Bonit, Mynsterit, Tybingenit dhe Regensburgut.

Shpejt ngjiti shkallët e hierarkisë kishtare. Në vitin 1977 u bë kryepeshkop i Mynihut dhe Freisingut. Në vitin 1981 Papa Gjon Pali II e emëroi atë prefekt të kongregacionit në Vatikan, një pozicion me përgjegjësi. Detyra e tij ishte të kontrollonte doktrinën zyrtare të kishës.

Pas vdekjes se Papa Gjon Palit II, Benedicti u zgjodh pasardhës i tij në krye të kishës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›