E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breivik shpallet i paaftë mendërisht

Atentatori norvegjez Anders Behring Breivik është shpallur i sëmurë mendërisht.

Prokuroria në Oslo konfirmoi një ekspertizë përkatëse të dy psikiatërve ligjorë.

Vendimi përfundimtar për vetëdijen e 32 vjeçarit i takon gjykatës përgjegjëse.

Në qoftë se merren për bazë përfundimet e psikiatërve, ai nuk do të dënohet për vrasjen e 77 njerëzve penalisht, por do të dërgohet në një psikiatri për një kohë të pacaktuar.

Breivik fillimisht kishte shpërthyer më 22 korrik një autobombë në afërsi të ndërtesës së qeverisë norvegjeze në Oslo. Si pasojë u vranë tetë persona.

Më pas ai qëlloi dhe vrau në ishullin Utøya 69 pjesëmarrës të një kampi të Partisë Socialdemokrate të Punës. /dw/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›