OKB, nis seanca për dhunën në Kosovë
Këshilli i Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara trajtoi raportin e Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki-moon, mbi gjendjen në Kosovë, gjatë pasdites së ditës së martë.
Në dokumentin e hartuar prej drejtuesit më të lartë të OKB-së flitet me tone serioze për situatën shqetësuese të krijuara në veri të Kosovës, ndërsa vlerësohej se bisedimet "e thelluara" midis dy shteteve janë të vetmet në gjendje për të zhbllokuar situatën.
I pranishëm në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë, Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, theksoi se: "Tre muajt e fundit të krizës kanë shërbyer për të forcuar institucionet e Kosovës". Ai kërkoi gjithashtu
Jemi të angazuar për të luftuar krimin në të gjithë territorin dhe asnjë banor i Kosovës, përfshi ata të pakicës serbe, nuk do të ketë imunitet përpara tij një ndihmë më të madhe nga komuniteti ndërkombëtar, për të ushtruar një presion më të madh mbi Serbinë, për ta detyruar që të braktisë taktikën e sabotimit të vazhdueshëm të shtetit kosovar nëpërmjet barrikadave. "Jemi të angazuar për të luftuar krimin në të gjithë territorin dhe asnjë banor i Kosovës, përfshi ata të pakicës serbe, nuk do të kenë imunitet përpara tij", theksoi Hoxhaj.
I thirrur në këtë mbledhje, përfaqësuesit i UNMIK-ut, Farid Zafit, theksoi se "është absolutisht e domosdoshme që situata të zgjidhet pa dhunë dhe gjakderdhje".
Nga ana e tij, Ministri i Jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremiç, mbajti një qëndrim të dyfishtë përsa i përket çështjes së barrikadave. "Aksioni i 16 shtatorit u mbështet nga KFOR dhe UNMIK. Ishte ai aksion që detyroi serbët e veriut të Mitrovicës që të vepronin në këtë mënyrë".
Megjithatë, Jeremiç pranoi se ato duhet të hiqen një ditë. "Është e qartë që rrugët nuk mund të qëndrojnë gjithmonë të bllokuara, por duhet të plotësohen disa kushte politike, që barrikadat të hiqen. Dialogu është mënyra e vetme për të arritur këtë". Në fund të fjalës së tij, Jeremiç iu rikthye akuzave të Dik Martit, që akuzon Shqipërinë dhe Kosovën për koordinimin e një trafiku të organeve gjatë konfliktit të vitit 1999. "Serbia kërkon një angazhim më të madh nga komuniteti ndërkombëtar për të çuar përpara këto hetime", përfundoi Jeremiç.