E Shtunë, 31 Tetor 2026

Brenda mendjes se nje diktatori

Despotet jane te mire per nje sere gjerash per te shtypur disidentet per ti bere presione shtypit dhe gazetareve per te shtypur dhe zhdukur shpresen ne syte e njerezve dhe per te kryer te gjitha keto misione atyre u duhet qe te kene disa cilesi shume te vecanta dhe talent te posacem qe i mban ne pushtet per 30 apo 40 vjet e me tutje. Por ata kane edhe talente psikologjike te cilat i ndihmojne kryesisht ne manipulimin ne shkalle te ngushte dhe ne shkalle te gjere te bashkepunetoreve te tyre dhe te masave te gjera te popullit.


Ata kane aftesine e krijimit te pershtypjes se motivohen nga nevojat dhe kerkesat e mases por ne fakt veprojne ne te kunderten e kesaj pra veprojne vetem ne permbushje te axhendes se tyre dhe shpeshhere kete e bejne jo vetem me menyra fine e mashtruese por me nje perdorim te pershkallezuar te dhunes qe shpesh krijon efektin e kundert te saj pra i rrezon perfundimisht nga pushteti.


Pikerisht te enjten despoti i Egjiptit tashme i rrezuar nga froni i pushtetit Hosni Mubarak me daljen e fundit televizive ne pozicionin qe mbante u perpoq qe te luante me veglat qe i ka perdorur me efikasitet heret e tjera ne raste te veshtira por aspak te ngjashme.


Ishte deklarata permes se ciles ai u deklaronte njerezve qe kerkonin ne menyre te panderprere largimin e tij se ne fakt Mubarak nuk kishte aspak ndermend qe te largohej nga posti dhe detyra deri ne perfundim te mandatit. Por ishte nje mesazh qe nuk e pati jeten e gjate sepse vetem nje dite me pas edhe pse kete here nuk doli vete qe ta njoftonte ai u largua nga pushteti fale kembenguljes se asaj turme njerezish forcen e se ciles e kishte nenvleftesuar.


Mubaraku me ne fund me hir apo me pahir plotesoi vullnetin e popullit te tij duke u dorehequr dhe kjo eshte nje gje e mire por koha e gjate qe iu desh per te marre kete vendim na flet shume per ate qe ndodh ne te vertete ne momente te tilla ne mendjen e nje diktatori.


Ai e ka shume te veshtire qe te shohe boten pervecse me syte e tij apo ne menyren se si e shohin te tjeret. Nuk ka autokrat me te lumtur se ai rregullat e te cilit zbatohen pa asnje dyshim dhe qe nuk merr asnjehere goditje ne autoritetin e tij. Por problemi nuk qendron kurre ne ekzistencen e disidenteve apo grupeve te vogla te kundershtareve.


Ato mund te menaxhohen dhe shkaterrohen shume lehtesisht. Problemi i madh jane revoltat dhe pakenaqesite e medha. Kjo eshte rrethana qe i ben mendjet e diktatoreve qe te punojne ne nje menyre sic nuk kane punuar kurre me pare sepse nje situate kryengritjeje masive kerkon edhe nje kunderpergjigje te ndryshme te denje per rendesine e situates.


Por nje diktator si Mubaraku nuk rrezohet nga pushteti vetem me nje luftetare te eger. Ate dhe diktatore te tjere te atij kallepi e rrezon nga pushteti nje force e madhe qe eshte pjese perberese ne nje moment te caktuar e nje kombi te tere te cilit i ka ardhur ne maje te hundes. shte nje force qe sillet ne nje menyre shume te parashikueshme.


Zjarret e situatave politike ashtu si zjarret e tjera ne pergjithesi jane fillimisht te vogla dhe zakonisht jane pasoje e akteve te vecuara te rebelimit lokal. Por kur kushtet jane ato te duhurat atehere ky zjarr perhapet me shpejtesi dhe vrull te jashtezakonshem sikunder ndodh me zjarret e veres qe perhapen nga era me mijera kilometra.


Sipas specialisteve te fushes se psikologjise kjo ka te beje me nje sere faktoresh qe ndikojne ne pershpejtimin e zjarrit si dendesia e rrjeteve sociale shpejtesia e mbeshtetjes se nismetareve nga ana e personave te tjere dytesore homogjenizimi i te gjitha grupimeve te ndryshme ne nje ide te perbashket dhe unike qe shnderrohet edhe ne forcen levizese te asaj cka ndodh e te tjera.


Ne pjesen me te madhe te te gjitha rebelimeve kemi te bejme me te njejtat tipare te ketyre zhvillimeve dhe kjo thuajse ne te gjitha epokat historike qe nga antikiteti e deri ne ditet tona. Sigurisht duke i shtuar konotacionin perkates.


Behet fjale per nje sere ngjarjesh qe kane nje fillim pra nisin nga nje shkendije dhe me pas marrin permasa gjithnje e me te medha brenda nje kohe te shkurter duke arritur gjithmone ne nje pike kulmore. Por edhe nje revolucion i cili duket shume i shpejte se brendshmi mund te shpaloset me shume veshtiresi se jashtmi sa per te arritur piken e vlimit qe shkakton edhe rrezimin e pushtetit pra te objektivit.


Keshtu para se Mubaraku te jepte doreheqjen duhet qe te kalonin 18 dite te veshtira gjate te cilave protestat masive nuk e humben kurre tempin dhe kjo ishte edhe cilesia me e cmuar qe realizoi objektivin.


Per pjesen me te madhe te kesaj periudhe ishte e qarte nga kendveshtrimi i vezhguesve me te matur dhe me nuhatje se Mubaraku do te perfundonte duke dhene doreheqjen.


Ne keto kushte pyetja qe lind eshte po perse valle atij iu desh nje kohe kaq e gjate per te kuptuar dicka te tille dhe per te marre vendimin e shumepritur


Pike se pari nuk duhet nenvleftesuar kurrsesi pamundesia per te penetruar brenda flluskes se diktatorit.


Diktatoret nuk i pelqejne disidentet dhe e rrethojne veten me lakej dhe sahanlepires. Keta ua fshehin te verteten edhe kur ajo ka dale qartas ne driten e diellit. Per diktatoret eshte nje fakt i zakonshem qe te mos e kene ne te vertete idene per nje realitet te caktuar ne vendin e tyre edhe kur behet fjale per nje realitet te permasave te tilla qe mund te konsiderohet si vendimtar per vete vazhdimesine e tyre ne pushtet.


Ata nuk e dine kurre se cfare mendon per ta populli i tyre.
Ne pergjithesi njerezit nuk jane te mire ne ceshtjet e vleresimit te vetes dhe te njohjes se saj. Per hir te se vertetes duhet thene se eshte edhe gjeja me e veshtire per te gjithe. Parafytyroni kete defekt njerezor tek nje diktator ne pushtet dhe rezultati eshte se ai shpesh as qe e ka idene se kush eshte dhe cfare perfaqeson me pushtetin e tij. Kjo e ben qe te sillet ne nje menyre jo logjike perkunder kerkesave te nje situate te caktuar.


Edhe mosbesimi luan rol te madh. Ne vitin 1981 paraardhesi i Mubarakut Sadat u vra. Gjate muajve qe i paraprine vrasjes Sadak kishte krijuar nje qeverisje dhe pushtet te ngjashem me ate te Mubarakut ne vitet e fundit te sundimit te tij. Pra kishte filluar qe te sulmonte te gjithe kundershtaret politike.


Kur Perendimi ia vuri ne dukje keto gjera Sadat pesoi nje goditje mendore. Kjo sepse per nje kohe te gjate ai ishte konsideruar nga te tjeret dhe nga vetja si nje hero dhe kur Perendimi e shembi me kritikat e tij kete imazh ai u kunderpergjigj duke fyer gazetaret perendimore e duke i perzene nga vendi.


Ai thjesht nuk mund ta merrte me mend se autoriteti i tij do te vihej ne dyshim. Ne rastin e Mubarakut fati i tij i ngjan atij te javeve te fundit te Sadatit. Vendimi i Mubarakut te pakten ka ardhur duke arritur nje pike kulmore njesoj si revolta dhe vrulli i demonstruesve arriti nje pike vlimi nga e cila nuk kishte me kthim pas.


Ne fakt ne trurin e diktatoreve ka gjithmone nje ze qe u thote se duhet te largohen por ai eshte me gjysme ze i pasigurt qe nuk ka fuqi te detyroje te zotin te marre nje vendim. Por kur presioni shtohet ai nuk shqetesohet me per te ardhmen e tij te larget por perpiqet qe te rregulloje sa me shume gjera qe te mundet brenda nje kohe te shkurter.


E njejta gje ndodhi edhe ne rastin e diktatorit rumun Nikolae ausheksu. Ai mbajti shume fjalime ne te cilat tha se nuk kishte ndermend qe te largohej kurre dhe befas u largua menjehere dhe krejt papritur.


Shpesh kati i fundme i diktatoreve nuk eshte aspak heroik dhe madje eshte shume percmues i pare nga larg sepse eshte nje akt qe synon vetem shpetimin e lekures ne shume raste madje ndonjehere ne menyre te turpshme dhe pa pike dinjiteti. Mubaraku duket se nuk i ka shpetuar ketij fati.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›