E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vend njerezish jo shqiponjash

Statutet e Shkodres botohen te pajisura me studime filologjike. Autorja qe i zbuloi prof. Lucia Nadin prezanton kerkimet e thelluara ne tekstin me te lashte ligjvenes te hartuar ne nje territor shqiptar. Nadin Statutet nje bote magjepsese e prire drejt lirise


Pas botimit Statutet e Shkodres studiuesit jane marre nderkaq me studime te thelluara te atij teksti 40 faqesh kodi me i lashte juridik i hartuar ne territorin shqiptar qe ka mberritur deri me sot.
Botimi dygjuhesh i vitit 2002 tani vjen i pajisur me tekstet studimore filologjike nen kujdesin e prof. Lucia Nadin ajo qe zbuloi me 1996 kete deshmi te kultures juridike te shqiptareve.


Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve dhe Universitetit isdom ne Tirane paraqiten dje Statutet e Shkodres ne gjysmen e pare te shekullit XIV me shtesat deri me 1469 shqip-italisht Botimet Onufri.


Gherardo Ortalli Giovan Battista Pellegrini Oliver Jens Schmitt ne studimet qe jane e reja e ketij botimi trajtojne ceshtje te transkriptimit dhe interpretimit te tekstit.


Marco Pozza i Universitetit te Venecies ndihmoi si paleograf ne leximin e doreshkrimit te statuteve.


Trajtesat i prijne statuteve te perkthyera tashme nga historiani Pellumb Xhufi.
Njohja me analizat gjuhesore dhe rindertimi historik i vepres mesjetare ua shtrojne rrugen studimit te metejshem si shkencetareve shqiptare dhe atyre te nivelit nderkombetar.


shte pranuar qe vlera e ketij teksti ligjvenies paraqet interes per historine e bregut lindor te Adriatikut te lidhjeve te tij me Venedikun e me fuqite me te rendesishme te zones ne kuadrin e ekuilibreve te medha nderkombetare thene me fjalet e Gherardo Ortallit.

Ai perben nje deshmi te qarte dhe te qenesishme te asaj Shqiperie bregdetare me qendra qytetare aq te ndryshme nga modelet stereotipe qe edhe sot e kesaj dite sic thote Lucia Nadin rrezikojne ta uniformizojne tere realitetin shqiptar ne logjiken e vendit te shqiponjave dhe te kulturave te malit teksti na sjell kujtimin e nje kryqezimi te jashtezakonshem kulturash e njerezish lidhjesh e mbizoterimesh.


Te jashtezakonshme e vlereson ky studiues ndertimin e tekstit. Ai ka parasysh per shembull se sa qarte dhe dukshem eshte shkruar per rolin e etnise prirjen drejt lirise ligjshmerine per te patur statut mitizimin e trimerise dhe te forces.


Profesoresha e Universitetit te Venecies ishte e pranishme ne prezantimin e librit ne Tirane. Sa here ben publike rezultatet e kerkimeve te saj do te kete gjithnje nje lajm te mire nga zonja Nadin per vlerat e zbuluara dhe perspektiven e metejshme.


Ajo kujtoi se libri qe kishte dale me 2002 ne Itali fryt i nje pune disavjecare ne Venecia dhe Padova ishte shitur i gjithi.


Interesin ne rritje per statutet ne Itali ne Evrope dhe ne nivel nderkombetar prof. Nadin e shpjegon me boten dhe historine terheqese qe statutet perfshijne e ska te beje thjesht me historine e se drejtes por me fushat e larmishme te jetes.


Keshtu edhe Statutet e Shkodres jane pasuri qe tregojne si shkonte jeta e qytetare e percdoditshme ne kete komune autonome per periudhen qe po flasim. shte periudhe e lulezimit te plote 1396-1479. Jeta e komunitetit rregullohej nepermjet statuteve.


shte nje bote magjepsese thote Nadin. Qysh prej viteve nentedhjete kur u hodh njefare vemendje mbi Ballkanin mbi historine e Ballkanit e per rrjedhoje edhe mbi Shqiperine nuk dihej gje per statutet. Dihej qe kishin ekzistuar statutet e Durresit por asgje per Statutet e Shkodres. Keshtu duhet te merrni me mend emocionin tim kur gjeta ne Biblioteken e Muzeut Correr te Venecies kete kod te vogel te Shkodres i kopjuar nga origjinali qe ndodhej ne Arkivin e Keshillit te te Dhjeteve Arkivi i Shtetit te Venedikut.

Pse ne Venecia


Per kete pike prof. Nadin i ka dhene tashme gjere e gjate argumentet ne studimin Shqiptaret ne Venedik mergim e integrim 1479-1552. Per arberit e merguar apo te instaluar ne Venedik ajo pohon nder te tjera se nuk ishin thjesht punetore apo varfanjake sic eshte thene ne te shkuaren ishin edhe njerez te kultures fisnike me funksione e zanate prestigjioze.


Edhe dje ajo rikujtoi dy monumente te arberve ne Venedik monumentin letrar te Marin Barletit dhe monumentin viziv te Vittore Carpaccio-s.


Ne fillim te librit te tij mbi Skenderbeun Barleti thote se me kete liber do te ngreje nje moment letrar ku te kujtohet cfare ishte Arberia dhe cfare beri Shkodra per te. Ne kete rend Statutet e Shkodres jane nje monument tjeter qe tregon cishte Shqiperia mesjetare ne aspektin konstitucional.


Me siguri mund te thuhet se data e kodit juridik te Shkodres eshte viti 1504 viti i festimeve te medha ne Venecia i mberritjes se paqes me turqit.


Po ti kerkonin prof. Nadinit te ndalej ne nyje domethenese te statutit me siguri do te permendte ato ku trajtohet pozita e gruas dhe e ashtuquajtura vendetta e cila nuk ka asnje lloj lidhje me hakmarrjen fizike marrjen e gjakut. Pikerisht keto dy nyje meqe si
hakmarrja dhe mbrojtja e nderit kane pasur nje vend kryesor ne te drejten zakonore te shqiptareve.


Pozita e gruas vihet ne realitetin qytetar te Shkodres ne qender te vemendjes. Gruaja eshte e lire te beje testament dhe te mbaje per vete nje pjese te prikes per tua dhuruar njerezve me te cilet ndjehet e lidhur me anima me shpirt per shpetimin e saj shpirteror. Gruaja ne mungese te bashkeshortit mund te thirret ne gjyq per ceshtje qe i takojne dhe te pergjigjet permes avokatit te saj....


Ashtu sikurse gruas se perdale i ndalohet te mbaje umbrano nje mbulese tipike koke qe perdoret per grate shkodrane dhe nese kapet duke kryer magjira apo perfshihet ne afere rufianesh duhet te ndeshkohet me kamxhik dhe te debohet njehere e pergjithmone nga komuna.
Ndersa ne rast vrasjeje pergjegjesi duhet ti paguaje gjysmen e denimit ne te holla mbretit dhe gjysmen tjeter personit te aferm me te vrarin.


Sa per gjuhen e perdorur veneto-venedikase e kohes mesjetare prof. Nadin duke kujtuar studimin e prof. Pellegrinit i ndare se fundi nga jeta permend qe statutet jane nje dokument i cmuar dhe i jashtezakonshem i Lacus Labeaticus - labeatae fise te vjetra qe banonin ne afersi te liqenit te Shkodres.


Per mua keto statute edhe nga ana gjuhesore kane shume per te dhene thote profesoresha e Universitetit te Venecies.


Pa retorike ajo beson qe nje e ardhme e Shqiperise nje e ardhme evropiane e Shqiperise gjen ne kete zemer antike te statuteve te Shkodres nje pike nisje. Pikerisht ne fillimet e njemije e treqindes ne rezonance me vokacionin e Evropes.


Moikom Zeqo


Zbulimi i Statuteve te Shkodres krijoi nje bosht te ri konceptual per nje Arberi tjeter sidomos per ate qe quhet kultura urbane e Arberise ne mesjete. Une mund te perfytyroja zonjen Lucia Nadin sikur ishte nje nga deshmitaret ne momentin e renies se keshtjelles se Shkodres me 1479 dhe njekohesisht qe mbijeton ne ditet e sotme.


Pra nje grua me nje moshe te koncentruar per te kuptuar se cfare vlere te madhe ka kjo veper nje monument shkrimor juridik i klasit te pare jo vetem per Arberine po edhe per Ballkanin ne teresi.


shte kultura qe solli qe zoterimet venedike deri tek ajo qe u quajt konvencionalisht Albania Veneta te bazohen ne parim juridik te komunes qytetare te kultures urbane e cila i mungonte shume mjedisit historik te kohes. Kjo eshte nje veper matrice e nuk mund te krahasohet me Zakonikun e Stefan Dusanit. Ajo ka moterzimet e veta me statutet e tjera po te zoterimeve veneto-arberore dhe eshte nje sinkretizem shume interesant i disa te drejtave ne histori per te cilat ka folur ne menyre sintetike Shuflaj.


Ambasadori Paolo Foresti

Nje liber per shqiptaret dhe per ata qe flasin shpesh pa e njohur cila eshte Shqiperia dhe cilet shqiptaret. shte e lehte te flasesh per ate qe nuk e njeh. shte shume me e veshtire te flasesh per ate qe njihet.


Nje motiv qe na shtyu te ndihmojme per botimin e tyre eshte se Shkodra perfaqeson Shqiperine dhe te mos e harrojme kete. Sepse ate kohe Shkodra kishte nje influence mbi nje pjese te madhe te Shqiperise ose te Arberise. Dikush e quajti kete veper pasaporte evropiane. Po cfare pasaporte do te ishte nese ne nuk arrijme ta njohim dokumentin tone cfare pasaporte nese ne nuk njohim historine tone dhe nese nuk identifikojme rrenjet tona.


Diciture Lajmi 1504 tablo e Vittore Carpaccio


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›