E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nishani: PS, ne Kuvend per drejtesine

Nevojen e prezences se deputeteve socialiste ne Kuvend e ka ndjere dhe ministri Nishani, teksa ka kerkuar bashkepunimin per te miratuar ligjet ne kuader te reformave integruese. Keshtu ministri i Drejtesise, Bujar Nishani, i beri thirrje dje deputeteve socialiste qe te qendrojne ne Kuvend dhe te votojne reformen ne drejtesi. Ngecja prej muajsh ne komisionet parlamentare e projektligjit per Gjykaten Administrative, duket se ka vene ne levizje ministrin qe t'i kerkoje opozites, pranine dhe votat per te gjitha nismat ligjore qe jane pjese e reformes ne drejtesi. "Opozita ka nje detyrim kushtetues te pergjegjesive, qe ajo ka per t'u angazhuar dhe per te dhene kontribut permes ekspertizes, qendrimit politik si dhe permes votimit dhe kalimit te shume ligjeve, nepermjet funksionimit parlamentar", tha ministri. Sipas tij, nese socialistet e injorojne kete pergjegjesi te tyre, qe eshte edhe nje pergjegjesi politike qe i takon asaj, duhet ta kete parasysh se eshte nje kontribut qe i behet shtetit, qe do te qeveriset nga shume qeveri ne te ardhmen. Ministri u shpreh se ndonese mazhoranca ka miratuar jo pak nisma ne kuader te reformes ne drejtesi, sigurisht qe ka te tjera apo edhe projekte qe kane nevoje per permiresime, per te cilat duhet vota e deputeteve socialiste. "Ne jemi nje vend me institucione te konsoliduara, Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe ky moment ka dashur kohen e saj te hartimit dhe konsolidimit te instrumenteve e te kuadrit ligjor", permendi Nishani. Sipas tij, Shqiperia ka aktualisht nje kuader te standardeve evropiane, te cilat e bejne funksionuese demokracine dhe institucionet. Por nuk ka dyshim qe edhe ky kuader ligjor, sipas tij, ka nevoje per permiresim dhe plotesime te metejshme ne menyre te tille, qe keto instrumente, te sistemit te drejtesise te funksionoje ne menyre me fleksibel dhe eficente. "Nje rast konkret eshte miratimi i pritshem per ngritjen e Gjykates Administrative", permendi ministri, duke e evidentuar faktin se mungesa e opozites, ka zvarritur prej muajsh kete projektligj shume te rendesishem per biznesin. Projektligjet, pjese e reformes ne drejtesi, kane nevoje per nje shumice te cilesuar votash, per t'u miratuar. Keto projekte kerkojne 84 vota, te cilat mazhoranca aktuale nuk i ka dhe prezenca e opozites, do te mundesonte miratimin e tyre. R.R


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›