E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të lumët ne për Kukësin

Shqiptarët janë duke u treguar më të fortë se kurrë më parë në garat evropiane. Pas kualifikimit të Skëndërbeut në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve, tani është skuadra e Kukësit ajo që na ka bërë krenar me paraqitjen e saj.

Kukësi është kualifikuar në raundin e fundit kualifikues të Europa League duke e eliminuar skuadrën boshnjake, FK Sarajevo.

Kukësi arriti një barazim pa gola duke u kualifikuar pasi në ndeshjen e parë kishte fituar me rezultat 3 me 2.

Ky është suksesi më i madh në histori të skuadrës kuksiane e cila po befason me lojëra fantastike si në kampionatin shqiptar, ashtu edhe në garat evropiane.

Kukësi në raundin tjetër do të takohet me skuadrën ukrinase, Metalurg Donetsk.Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›