Arsenali e shet Gervinhon për Williamsin

Sipas tabloidit britanik, Daily Mirror skuadra e Arsenalit është e gatshme ta shes Gervinhon te Roma për 6.5 milion funte, për të grumbulluar mjete që ta blejnë Ashley Williamsin.
Thuhet se Swansea City ka ngritur në 10 milion funte çmimin për kapitenin e tyre. Pos, sipas Daily Mirror, Arsenali mund ta blej Williamsin për 8.5 milion funte.
28 vjeçari kohën më të madhe të karrierës e ka kaluar te skuadra e Swansea Cityt. Ai është edhe reprezentues i Uellsit./indeksonline/