Tirana mbetet pa buxhet
Tiranë - Partia Demokratike ka reaguar sot lidhur me mbajtjen peng të buxhetit të bashkisë së Tiranës nga kryatri i saj ei Rama. Gjatë një deklarate për shtyp, zëdhënësi i selisë blu, Gerti Bogdani u shpreh se “Edi Rama apo Mr. 15%, , po mban peng buxhetin e qytetarëve të Tiranës vetëm e vetëm se atë e ka ndarë dhe përcaktuar për klanet e tij, në tërësi dhe Koço-buxhetin në veçanti. Pasi me figurën e tij te numërimit të votave, tamam si Mr. Dosja, u tregoi shqiptarëve se ju votoni dhe unë numëroj”. Sipas zëdhënësit demokrat, zoti Rama, Kryetar i Bashkisë me korespondencë, tashmë e ka futur Tiranën në paralizë të plotë, sepse deklaron ose Koço-buxheti ose buxhet Tirana nuk do të ketë.
“Partia Demokratike e paralajmëron zotin Rama se pa transparencën e plotë të buxhetit të Tiranës, këshilltarët e saj do të votojnë atë kundër. Partia Demokratike denoncon keqperdorimin qe u ben z. Rama mediave te kontrolluara prej tij, me keq se ne kohe te monizmit, ne menyre te vecante Tele-Belindes dhe Tele-Jales te cilat shperndajne cdo dite trillime ne mbrojtjen e buxhetit te Edil Rames”, përfundoi Bogdani.