E Shtunë, 31 Tetor 2026

Breno përfundon sezonin

Mbrojtësi i huazuar i Nurnbergut, Breno do të qëndrojë jashtë fushës për disa muaj për shkak të një lëndimi serioz të gjurit, ka njoftuar klubi gjerman të hënën.

Ai nuk do të jetë në gjendje të paraqitet përsëri gjatë këtij sezoni. Braziliani ka çarë ligamentet e gjurit të djathtë gjatë fitores 3-2 ndaj Bayer Leverkusenit të dielën.

20 vjeçari, i cili iu bashkua Nurnbergut nga Bayern Munichun në janar, do të operohet në SHBA në javët e ardhshme para se të kthehet në Bayern, thuhet në një komunikatë të klubit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›