FA Cup, Chelsea në gjysmëfinale

Chelsea është skuadra tjetër gjysëmfinaliste, pas Portsmouth dhe Aston Villa, në Kupën e Federatës. Londinezët kanë rezultuar shumë të fortë për Stoke City, duke hedhur tashmë një tjetër hap drejt trofeut me suksesin 2-0 në Stamford Bridge. Stoke shkoi shumë pranë avantazhit në minutën e 15, por goditja e Dean Uhitehead është ndaluar në linjë nga Obi Mikel. Skuadra e Ancelottit rrit presionin, për të mos e lënë situatën ti dalë jashtë kontrollit dhe Lampard në minutën e 34 hap serinë e golave.
Goditja e fuqishme e mesfushorit të Chelsea devijohet nga një mbrojtës, duke mos i dhënë asnjë shans reagimi portierit Sorensen. Danezi bën të pamundurën për të mbajtur në lojë skuadrën e tij, dhe në fund të pjesës së parë bllokon goditjen e Didier Drogba, nga fare pranë, por duhet të dorëzohet pas 66 minutash lojë, kur Terry shënon me kokë golin e dytë. Në gjysëmfinale, Chelsea do të ndeshet me Aston Villa, që më parë ka eleminuar 4-2 Reading, ndërsa Tottenham apo Fulham do të luajnë me Portsmouth.
Eno Skarço